top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ELBASAN: U ARRESTUA ERMAL NONAJ (MARVI NONAJ) | I DËNUAR NË ITALI ME 4 VJET E 4 MUAJ BURG PËR TRAFIK DROGE.

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ermal Nonaj, i njohur edhe si Marvi Nonaj, me moshë 45 vjeç.

 

Ai akuzohet si pjesë e strukturave të agjenturës shqiptare të krimit ordiner që veprojnë në Itali, dhe ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet italiane të hetimit penal sepse është dënuar me 4 vjet e 4 muaj heqje lirie, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

 

Njoftim | Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

 

Si rezultat i kontrolleve, u kapën 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

 

Strukturat e DVP Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin E. N., alias M. N., 45 vjeç, banues në Elbasan.

 

Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page