top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELIS ALIAJ U VRA ME ARMË ZJARRI NË FRANCË: ISHTE 40 VJEÇ; ME PROFESION INXHINIER HIDRAULIK | NJË AUTOMJET I DYSHUAR I VRASËSVE U GJET I DJEGUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 27
  • 1 min read

Paris, Francë | Autoritetet franceze të hetimit penal kanë filluar kryerjen e veprimeve me qëllim zbardhjen e vrasjes me armë zjarri të z. Elis Aliaj, me moshë 40 vjeç.

 

Ai gjendej në furgonin e tij kur ndaj tij u shti me armë zjarri.

 

Ai ishte me profesion inxhinier hidraulik dhe ishte rrugës për në punë kur u sulmua për vdekje.

 

Një automjet u gjet i djegur në një pyll në Jauldes, brenda të cilit autoritetet zbuluan një pistoletë.

 

Ai ishte personi më i këndshëm në botë, i sjellshëm, i dobishëm. Njerëz pa probleme, të integruar mirë që jetonin në paqe me fëmijët e tyre. Është një tronditje totale”, thanë fqinjët.

 

Nga hetimet penale paraprake rezulton se z. Alijaj u qëllua me disa plumba përmes xhamit të shoferit, duke marrë tre goditje fatale, një në këmbë dhe dy në zonën e kraharorit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page