ELON MUSK I KËRKON OPENAI TË ZBULOJË ARSYEN E SHKARKIMIT TË SHEFIT EKZEKUTIV.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 21, 2023
- 1 min read

Kaliforni, Amerikë | Z. Illën Mask (Elon Musk) i kërkon OpenAI të zbulojë arsyen e shkarkimit të shefit ekzekutiv (CEO) Sem Olltmen (Sam Altman), duke sugjeruar se mund të ketë informacione të pazbuluara.
I shqetësuar për rreziqet e Inteligjencës Artificiale (AI) të avancuar, z. Mask (Musk) beson se publiku duhet të informohet për vendimin drastik të bordit.
“Duke pasur parasysh rrezikun dhe fuqinë e inteligjencës artificiale të avancuar, publiku duhet të informohet se pse bordi mendoi se duhej të ndërmerrte një veprim kaq drastik”, shkruhej prej tij në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Ai shkroi, “Ndihet sikur kishte një variabël bombë për të cilin publiku nuk është plotësisht i vetëdijshëm. Madje as spekulimet ekstreme nuk duken sikur do të justifikonin shkarkimin e Semit (Sam).”
Largimi i papritur i z. Oltmen (Altman) nga OpenAI, i atribuohet mospërputhjeve të komunikimit dhe ndezi disa spekulime.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments