EMA MIRATON VAKSINËN E RE KUNDËR KRAKENIT (VARIANT I KOVID 19) | 1 DOZË PËR ÇDO INDIVID MBI 5 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 30, 2023
- 1 min read

Belgjikë, Bruksel | Flitet sërish për vaksina dhe Kovid, dhe në funksion të këtij diskutimi, është miratuar nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), Comirnaty, e Pfizer-BionTech, një vaksinë e përshtatshme për të luftuar nënvariantin Omicron XBB.1.5, i quajtur Kraken. Sipas EMA-s, të rriturit dhe fëmijët e moshës 5 vjeç e lart, që kanë nevojë për vaksinim, duhet të marrin një dozë të vetme, pavarësisht se sa vaksina kanë pasur gjatë pandemisë Covid-19. Vaksina e re, e quajtur Comirnaty, u autorizua në Bashkimin Europian në muajin dhjetor të vitit 2020, me versione të përshtatura, që synojnë shtamet BA.1 dhe BA.4-5, që kanë një autorizim tjetër të muajit shtator 2022. Tani, Agjencia Evropiane e Barnave po analizon vaksina të tjera, të përditësuara sipas varianteve në qarkullim: një procedurë filloi më 7 gusht, e dyta më 24 gusht. Komiteti EMA-s shqyrtoi të gjitha të dhënat e disponueshme për Comirnaty dhe vaksinat e tjera të përshtatura, duke përfshirë të dhënat për sigurinë, efikasitetin dhe imunogjenitetin. Përveç kësaj, ai vlerësoi të dhënat e reja laboratorike, që tregojnë një përgjigje të fortë të vaksinës së përshtatur kundër XBB.1.5, dhe shtameve të lidhura me virusin që shkakton COVID-19. Priten të dhëna të mëtejshme, për variantet në zhvillim. Për shkak se Omicron XBB.1.5 lidhet me variantet që janë tani në qarkullim, vaksina pritet të ndihmojë në ruajtjen e mbrojtjes optimale kundër COVID-19, të shkaktuar nga këto variante të tjera dhe Omicron XBB.1.5. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentários