EMIRATET E BASHKUARA ARABE INAUGURUAN FERMËN DIELLORE MË TË MADHE NË BOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 21, 2023
- 1 min read

Emiratet e Bashkuara Arabe | Emiratet e Bashkuara Arabe inauguruan fermën diellore Al Dhafra, tani impianti diellor më i madh në botë, pak përpara COP28.
E vendosur 22 milje nga Abu Dhabi, ferma diellore 2 gigavat përfshin rreth 4 milionë panele diellore dyfaciale, të afta për të ushqyer pothuajse 200000 shtëpi, dhe për të ulur mbi 2.4 milion ton emetim karboni në vit. E zhvilluar së bashku nga Masdar, TAQA, EDF Renewables dhe JinkoPower, Al Dhafra kontribuon në qëllimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të trefishuar kapacitetin e saj të energjisë së rinovueshme në 14 GW, deri në vitin 2030.
Nisja, e caktuar në mënyrë strategjike, përpara COP28, ka tërhequr vëmendjen ndaj strategjisë së energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe angazhimeve për reduktimin e emetimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentários