top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ENTI MEDIATIK AXIOS: PRESIDENTI BAIDN (BIDEN) DËSHIRON T'I SHESË IZRAELIT ARMË ME VLERË 8 MILIARDË $ | PROPOZIMI U NJOFTUA JOFORMALISHT NË KONGRES.

Uashington, Amerikë | Administrata Baiden (Biden) ka njoftuar joformalisht Kongresin amerikan për një propozim për t'i shitur armë Izraelit me vlerë 8 miliardë dollarë (mbi 7.7 miliardë euro).

 

Këtë e raporton faqja amerikane e lajmeve Axios, e cila, citon dy burime të njohura me marrëveshjen.

 

Paketa - e cila përfshin municione për avionë luftarakë, helikopterë sulmues dhe predha artilerie - synon të mbështesë sigurinë afatgjatë të Izraelit duke rimbushur rezervat kritike të municioneve dhe aftësitë e mbrojtjes ajrore”, tha departamenti i Shtetit në Kongres, sipas një burimi.

 

Shitja e propozuar duhet të miratohet nga Komisionet e Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës dhe të Senatit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page