Uashington, Amerikë | Bllek Rok (BlackRock), menaxheri më i madh i aseteve në botë, njoftoi dje se do të largohet nga Net Zero Asset Managers Initiative (një grup ndërkombëtar i menaxherëve të aseteve të përkushtuar ndaj përgjegjësisë klimatike).
Bllek Rok (BlackRock) është vetëm e fundit në një varg firmash të Wall Street që largohen nga grupi, një prirje që pasqyron një riorientim më të gjerë politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bllek Rok (BlackRock), i cili, menaxhon rreth 11.5 trilion dollarë, argumentoi në një shënim se me dy të tretat e klientëve të saj globalë të përkushtuar ndaj emetimeve neto zero CO2, anëtarësimi në “Nzami” nuk është më i rëndësishëm.
“Megjithatë, anëtarësimi ynë në këto organizata ka shkaktuar konfuzion në lidhje me praktikat e Bllek Rokut (BlackRock) dhe na ka nënshtruar hetimeve ligjore nga zyrtarë të ndryshëm publikë”, tha kompania në një letër, duke njoftuar largimin e saj nga grupi.
Bllek Rok (BlackRock) shtoi se vendimi nuk ndryshon mënyrën se si ne zhvillojmë produkte dhe zgjidhje për klientët ose si menaxhojmë portofolet e tyre.
Gjigandi financiar tha se menaxherët e tij aktivë të portofolit vazhdojnë të vlerësojnë rreziqet materiale të klimës.
Anëtarët e “Nzami” zotohen të mbështesin qëllimin e emetimeve neto të gazeve serrë deri në vitin 2050 duke përdorur ndikimin e tyre, për shembull duke votuar në mbledhjet e kompanive.
Grupi aktualisht ka më shumë se 325 nënshkrues që menaxhojnë asete me vlerë mbi 57500 miliardë dollarë.
Në muajt e fundit, huadhënësit kryesorë të Uoll Stritit (Wall Street) kanë lënë një organizatë të ngjashme që synon bankat, në funksion të kthimit në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Danlld Tramp (Donald Trump) dhe inaugurimit të Kongresit të ri federal me një shumicë republikane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments