EPIDEMIA GLOBALE E FEMICIDEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 31, 2024
- 6 min read
Nga znj. Theresa Beckmann*.
Uashington, Amerikë | Nga Italia në Afrikën e Jugut, femicidet janë në rritje. Për t'iu kundërvënë kësaj, ne duhet të përballemi me norma të rrënjosura dhe të kërkojmë veprime të shpejta ligjore.
“Per Giulia e per tutte” (Për Xhulian dhe për të gjitha), bëri jehonë nëpër rrugët e Italisë në mesin e nëntorit 2023.
Mijëra gra, aktiviste dhe mbështetës u mblodhën për të protestuar dhe solidaritet me studenten 22-vjeçare Xhulia Çeketi (Giulia Cecchetti), e cila u vra nga ish i dashuri i saj natën e 11 nëntorit 2023.
Zemërimi për vrasjen e studentes së re shkaktoi një valë proteste që u dëgjua shumë përtej kufijve të vendit në javët pas incidentit.
Shfletimi i faqes Women for Change në Twitter/X shkakton një valë emocionesh që vazhdimisht luhaten përpara dhe mbrapa midis mosbesimit, pikëllimit dhe zemërimit.
OJQ-ja e Afrikës së Jugut është e përkushtuar ndaj të drejtave të grave dhe dokumenton të gjitha rastet e grave të vrarë në vend.
Shkalla e femicideve në Afrikën e Jugut është pesë herë më e lartë se mesatarja globale; mesatarisht, nëntë gra vriteshin atje çdo ditë në vitin 2022.
Një vështrim i shpejtë zbulon një seri postimesh në dukje të pafundme të titulluara “Në kujtim të”, secili me një portret të një gruaje të buzëqeshur - një homazh për të gjitha gratë dhe vajzat, jeta e të cilave u shkurtua papritur.
Një prej tyre është znj. Nombulelo Jessica Michael, një punonjëse sociale, e cila po ndiqte një rast të dhunës me bazë gjinore dhe femicidit (GBVF) në gjykatë, ditën e fundit që u pa e gjallë.
Vdekja e znj. Nombulelos dhe znj. Xhulia (Giulia) shkaktoi një seri vrasjesh të grave në të gjithë botën - femicide.
Termi përshkruan formën më ekstreme të dhunës me bazë gjinore. Në vitin 2022, OKB-ja regjistroi 89000 raste të vrasjeve të qëllimshme të grave dhe vajzave në mbarë botën.
55% e këtyre vrasjeve kryhen nga partnerë (ish) intimë, ose autorë nga mjedisi i vetë viktimës.
Pavarësisht rënies së numrit të përgjithshëm të vrasjeve, rastet e femicideve janë rritur vazhdimisht në dy dekadat e fundit.
E megjithatë, këto shifra vetëm paraqesin një tablo të fragmentuar të një realiteti të mprehtë: një numër i konsiderueshëm viktimash të femicideve (rreth 40%) mbeten të pagjetura në raportin e OKB-së, pasi ato nuk kategorizohen si vrasje të lidhura me gjininë, për shkak të variacioneve në kriminalitet, praktikave të regjistrimit dhe hetimit të drejtësisë nëpër vende.
Me fillimin e vitit të ri (2024), është koha për të theksuar nevojën urgjente për iniciativa të vazhdueshme avokuese, dhe implikime politikash, që synojnë promovimin e transformimit shoqëror, dhe përballjen me faktorët themelorë, që kontribuojnë në dhunën me bazë gjinore.
Por sfida kërkon një qasje të shumëanshme që pranon kryqëzimin e dinamikave themelore të pushtetit në formën e një shoqërie patriarkale, racizmit, dhe pabarazive strukturore.
ÇMONTIMI I RRËNJËVE.
Znj. Xhulia (Giulia) dhe znj. Nombulelo ishin dy gra të ndryshme, në kontinente të ndryshme, të cilat u bënë viktima të së njëjtës krizë alarmante globale, të dhunës me bazë gjinore, duke prekur gratë dhe vajzat në kontekste të ndryshme kulturore, ekonomike dhe politike.
Në shoqëritë patriarkale, kontrolli i kudondodhur i normave tradicionale gjinore përforcon një kulturë ku dhuna ndaj grave është normalizuar.
Kjo normë i kapërcen kufijtë, dhe përshtatet me kontekste të ndryshme kulturore, duke ruajtur natyrën e saj shtypëse.
Këto stereotipa dhe paragjykime, nxisin vazhdimisht pritshmëritë për feminilitet dhe mashkulloritet, duke endur narrativa të rrezikshme, të fajësimit të viktimave.
Si rezultat, është e zakonshme që diskursi publik rreth dhunës me bazë gjinore, dhe femicideve, të karakterizohet nga sjellja e papërshtatshme e një gruaje të re, që pi alkool, dhe po shkon vetëm në shtëpi natën.
Në këtë drejtim, portretizimet dhe narrativat mediatike duhet të zhvendosen, dhe t'i tregojnë historitë nga këndvështrimi i viktimës, duke shmangur instrumentet stilistike të nxjerra nga tragjeditë e dashurisë dhe sensacionalizmi.
Por cilat janë shkaqet e tjera për rritjen e rasteve të femicideve?
Pandemia e Covid19, e cila, i detyroi njerëzit të qëndronin të mbyllur në shtëpi, intensifikoi jashtëzakonisht shkallën e dhunës ndaj grave.
Ajo gjithashtu i shtyu njerëzit në pasiguri financiare dhe shqetësime ekonomike, të cilat, u bënë një faktor vendimtar shtytës për dhunën me bazë gjinore.
Autoritetet qeveritare, aktivistët e të drejtave të grave, dhe partnerët e shoqërisë civile në mbarë botën, po raportonin rritje të konsiderueshme të thirrjeve për ndihmë, në linjat e ndihmës për dhunën në familje, gjatë asaj kohe.
Sistemet e ndërprera të mbështetjes, intensifikimi i tensioneve para-ekzistuese, sistemet e mbingarkuar të kujdesit shëndetësor, dhe lëvizshmëria e kufizuar, e bënë sfiduese për viktimat kërkimin e ndihmës dhe mbështetjes.
Për më tepër, pasiguria ushqimore, është gjithashtu e ndërthurur me ekspozimin e grave ndaj dhunës në familje.
Rolet ekonomike të grave, veçanërisht si kujdestare të papaguara me kohë të plotë, shoqërohen me një gjasë më të lartë për të përjetuar dhunë, siç theksohet në një raport të OKB-së.
Për më tepër, gratë me të ardhura përjetojnë një ndjenjë më të madhe sigurie, dhe perceptim të reduktuar të dhunës (përveç atyre që fitojnë më shumë se partnerët e tyre), duke portretizuar dinamikën e dëmshme të fuqisë që përjetëson femicidet, dhe dhunën me bazë gjinore, dhe lidhjen e tyre me varësinë ekonomike të grave.
Rrjedhimisht, ne duhet t'i japim përparësi nismave që rrisin pavarësinë financiare, duke u ofruar grave burimet dhe mbështetjen e nevojshme për t'i shpëtuar situatave abuzive, si strehimoret dhe qendrat e tjera të ndihmës: në 46 vende europiane, 3087 strehimore ofrojnë 39130 shtretër për gra dhe fëmijë, por për shkak të problemeve të kapacitetit dhe hapësirës, është e pamundur të sigurohet strehim për të gjithë ato që kërkojnë ndihmë.
Kur shikohet shfaqja e femicideve dhe dhunës me bazë gjinore, është gjithashtu e rëndësishme të pranohet se racizmi rrit cenueshmërinë e grave dhe vajzave - veçanërisht atyre nga komunitetet e margjinalizuara.
Në kontekstin e femicideve, dinamika racore kryqëzohet me dhunën me bazë gjinore, duke krijuar sfida të ndërlikuara për gratë me ngjyrë.
Regjistrimi i Femicideve, i cili, dokumenton gratë e vrara nga burrat në Mbretërinë e Bashkuar, zbulon përkatësinë etnike të vetëm 22 nga 110 viktimave.
Kjo mungesë e të dhënave në dokumentacionin e përkatësisë etnike të viktimave çon në përfundime dhe ekzaminime të pamjaftueshme, të cilat shpërfillin rrethanat kulturore, ndikimet, si dhe pabarazitë ndërkomunale.
Ekspertët sugjerojnë se gratë nga pakicat etnike, dhe grupet indigjene, mund të hasin diskriminim për shkak të faktorëve si përkatësia etnike, gjuha dhe feja.
Ky paragjykim i vendos ato në rrezik më të lartë të fatkeqësive të ndryshme, si aksesi i kufizuar në kujdesin shëndetësor, ose rreziqet më të larta të përjetimit të dhunës nga të huajt.
Së fundi, shumë gra me ngjyrë kanë frikë nga angazhimi me policinë në radhë të parë për shkak të shqetësimeve rreth diskriminimit ose mungesës së mbështetjes, duke penguar strategjitë efektive për të trajtuar dobësitë me të cilat përballen komunitetet e margjinalizuara.
Është e domosdoshme që këto çështje të shtrihen në zbatimin e ligjit. Përgjigjet ligjore dhe politike nuk mund të jenë të verbëra ndaj pabarazive strukturore që prekin në mënyrë disproporcionale komunitetet e margjinalizuara.
Është thelbësore të sigurohet që grupet aktiviste, OJQ-të që mbikëqyrin përpunimin e të dhënave për femicidet, së bashku me anëtarët e familjes, që kujtojnë viktimat dhe palët e tjera të interesuara që shpërbëjnë narrativat e dëmshme, të fitojnë dukshmëri më të madhe në debat.
NDRYSHIMI LIGJOR NË PROGRES?
Nga Italia në Afrikën e Jugut e deri në Amerikë, vitet e fundit ka pasur përpjekje të mëdha nga lëvizjet feministe, OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare, për të vënë femicidet në axhendën politike.
Por sa të suksesshme kanë qenë këto lëvizje?
Siç sugjeron një studim i Institutit Europian për Barazi Gjinore (EIGE), parandalimi i femicideve është i lidhur ngushtë me përgjigjet ligjore ndaj dhunës në familje.
Një rishikim shoqëror përbën vetëm një pjesë të ekuacionit - pasojat ligjore dhe implikimet politike duhet të pasojnë.
Kur shikojmë zbatimet e fundit të Italisë, një deficit i fortë bëhet i dukshëm menjëherë: shpenzimet e qeverisë për të luftuar dhunën me bazë gjinore u dyfishuan më shumë se dekadën e fundit, megjithatë, shkalla e femicideve ka mbetur e qëndrueshme.
Arsyeja për këtë është se një shumë e madhe parash është vënë për trajtimin e viktimave në vend të parandalimit të femicideve.
Në Afrikën e Jugut, ka ndodhur e kundërta: Asambleja Kombëtare e Afrikës së Jugut miratoi së fundi projektligjin për dhunën me bazë gjinore dhe femicide 2023.
Legjislacioni synon të përmirësojë reagimin e sistemit të drejtësisë penale ndaj dhunës me bazë gjinore përmes zbatimit të përmirësuar të ligjit, trajnimit të policisë, dhe ligjeve proceset.
Në pamje të parë, ky duket të jetë një zbatim progresiv, megjithatë, optimizmi fillestar i avokatëve, mbështetësve dhe aktivistëve u zbeh shpejt: Ministrja e Zhvillimit Social të Afrikës së Jugut, Lindui (Lindiwe) Zulu, shpërdoroi 100 milionë randë që synonin të ndihmonin të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore, duke keqmenaxhuar paratë e alokuara, duke transferuar fonde për organizatat jofunksionale të shoqërisë civile, pa mandate GBVF - një shembull për hendekun midis qëllimit legjislativ, dhe zbatimit efektiv në realitet.
Megjithatë, një gjë është e qartë: ne kurrë nuk duhet të ndalemi së treguari historitë e znj. Xhulia (Giulia) dhe të znj. Nombulelo, por edhe të të gjitha grave dhe vajzave të tjera anembanë globit që u vranë brutalisht.
Historitë e tyre duhet të çojnë në veprim kolektiv, i cili, kërkon jo vetëm simpati, por ndryshime sistematike, dhe përforcon vazhdimisht zërat e të heshturve.
Znj. Theresa Beckmann* punon në Zyrën e BE-së Friedrich-Ebert-Stiftung në Bruksel në ekipin editorial të Politikës Ndërkombëtare dhe Shoqërisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント