top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ERIA AGO ME MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” AKUZOHET SE NDIHMOI SAFET BAJRIN PËR VRASJEN E FATBARDH LICIT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Znjsh. Eria Ago.

 

Ajo akuzohet se ka dhënë ndihmë në vrasjen e z. Fatbardh Lici.

Kumtohet se ka pasur lidhje sentimentale me z. Safet Bajri.

Ajo është arrestuar 5 ditë pas arrestimit të z. Safet Bajri dhe aktualisht ndodhet në burgun e Pogradecit.

 

Gjykata e Posaçme shqiptoi ndaj saj masën e sigurimit vetjak arrest në burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit.

 

Z. Safet e Behar Bajri dhe z. Astmer Bilali akuzohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për vrasjen e z. Fatbardh Lici në shenje hakmarrje për vrasjen e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij, znj. Silvi Ndoci.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page