top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ERMAL HOXHA U PARAQIT NË SPAK | I DËNUAR PËR DOSJEN E KOKAINËS TË EMËRTUAR “XIBRAKA”.

Tiranë, Shqipëri | Z. Ermal Hoxha u paraqit në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).


Paraqitja e tij u krye më 6 janar 2025.


Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së z. Ermal Hoxha.


Z. Ermal Hoxha është lidhje fisnore (nip) e ish-diktatorit titisto-stalinist Enver Hoxha.


Ai rezulton i dënuar penalisht si i lidhur me laboratorin e kokainës që u zbulua nga shërbimet e huaja në Xibrakë të Elbasanit.


Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në muajin korrik të vitit 2017 me 13 vjet heqje lirie, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi penal iu ul në 6.8 vjet.


Ai u lirua nga burgu rreth një vit më vonë, më 13 shtator të vitit 2018, me liri parakohshme me kusht, me një vendim gjyqësor të gjyqtarit të Gjykatës së Fierit Piro Sota.


Kumtohet se z. Hoxha u thirr në SPAK në lidhje me një çështje penale, e cila, lidhet me një denoncim të kryer nga deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Gazment Bardhi, i cili, pretendon se i përfshirë në laboratorin e Xibrakës ishte edhe z. Olsi Rama, i cili, është lidhje fisnore (vëllai) e kryeministrit aktual të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page