top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ESTONI: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ UDHËTOI SOT NË ESTONI NË VIJIM TË VIZITAVE SHTETËRORE QË KA NDËRMARRË NË REPUBLIKAT BALLTIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 5, 2024
  • 2 min read

Estoni | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, udhëtoi sot në Estoni në vijim të vizitave shtetërore që ka ndërmarrë në Republikat Balltike.

 

Presidenti Begaj u mirëprit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial Kadriorg, në Talin, nga homologu estonez, Alar Karis, me të cilin zhvilloi takimin kokë më kokë, dhe më pas, një tjetër takim me praninë e delegacioneve nga të dyja palët.

 

Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, finalizimi i procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian, zgjerimi i Bashkimit Europian drejt vendeve të Europës Juglindore (Ballkanit Perëndimor), bashkëpunimi për sigurinë kibernetike, Ukraina dhe reagimi kundër agresionit rus, ishin në thelb të bashkëbisedimit në takimin kokë më kokë mes presidentëve Begaj dhe Karis.

 

Presidenti Begaj shprehu besimin se kjo vizitë do të rrisë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, si:

1- Turizmi;

2- Energjetika;

3- Siguria kibernetike;

4- Shërbimet elektronike;

5- Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

 

Presidenti Begaj e konsideroi lajm të mirë vendosjen e linjës së re të përhershme Air Baltik midis Talinit dhe Tiranës.

 

Linja direkte shkurton distancën, rrit shkëmbimet ekonomike, turizmin dhe afron më shumë dy popujt”, tha presidenti Begaj.

 

Presidenti Begaj i mëshoi faktit se ka ende hapësira për rritjen e investimeve estoneze në Shqipëri, si në energji, bujqësi, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në atë kibernetike.

 

Në takim u vlerësua ndihma estoneze ndaj Shqipërisë përballë pasojave nga sulmi kibernetik i vitit 2022.

 

Në lidhje me këkë çështje presidenti Begaj theksoi se ky bashkëpunim mund të thellohet përmes akademisë estoneze për trajtimin dhe kualifikimin e të rinjve shqiptarë në fushën kibernetike.

 

Si dy vende në NATO, Shqipëria dhe Estonia janë të përkushtuara të avancojnë agjendën e bashkëpunimit për mbrojtjen kombëtare dhe hapësirën e përbashkët kibernetike.

 

Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian presidenti Begaj i shprehu homologut Karis mirënjohje për mbështetjen dhe kërkoi që Estonia të jetë më prezente në Shqipëri me ekspertizën e saj për integrimin, si një shtet në pararojë në Bashkimin Evropian për reformën administrative.

 

Shqipëria është pjesë e Evropës, theksoi presidenti Begaj, duke nënvizuar reformat në të mirë të qytetarëve, të cilat do të mundësojnë finalizimin sa më shpejt të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Presidenti Begaj.

 

Presidenti i Shqipërisë i shprehu Presidentit të Estonisë falënderim për mbështetjen ndaj Kosovës në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në strukturat ruroatlantike dhe organizatat ndërkombëtare.

 

Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen pa kushte të Ukrainës në kpërballjen me agresionin e padrejtë e të pajustifikuar rus, duke e argumentuar këtë qëndrim aktiv me ndjekjen e parimit të respektimit dhe vendosjes së rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla.

 

Presidenti Begaj mori përgëzime për këtë rol të Shqipërisë nga homologu estonez Karis.

 

Në lidhje objektivat e tjera si aleatë në NATO, presidenti Begaj bisedoi në një takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, z. Hanno Pevkur.

 

Gjatë vizitës në Talin, presidenti Begaj, i shoqëruar nga homologu estonez Karis, zhvilloi një vizitë në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, ku nderoi të rënët me një buqetë lulesh.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page