top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EURODEPUTETI SOCIALIST FRANCEZ RAPHAËL GLUCKSMANN IU DREJTUA SHBA-ës DUKE IU KËRKUAR QË TË KËTHEJNË NË FRANCË “STATUJËN E LIRISË”; SIPAS TIJ AMERIKA NUK ËSHTË MË TOKA E LIRISË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Na ktheni Statujën e Lirisë”.

 

Kërkesa është bërë nga socialisti francez Raphaël Glucksmann, sipas të cilit, Parisi duhet të marrë mbrapsht monumentin, sepse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përfaqësojnë më vlerat që e shtynë Francën të bënte dhurimin.

 

Amerikanëve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në anën e tiranëve, të cilët, kanë pushuar studiuesit për të kërkuar liri shkencore, ne do t'u themi na ktheni Statujën”, tha eurodeputeti dhe themeluesi i Place Publique, në një konventë e lëvizjes së tij.

 

Ne ua dhamë, por ju duket se e përbuzni. Kështu që do të jetë mirë këtu në shtëpi”, shtoi ai.

 

Statuja e Lirisë u zbulua në portin e qytetit të Jorkut të Ri më 28 tetor të vitit 1886, në njëqindvjetorin e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë si një dhuratë nga populli i Francës për Amerikën.

 

Është projektuar nga francezi Auguste Bartholdi.

 

Parisi ka një kopje shumë më të vogël të statujës në një ishull të vogël në Seine në Paris.

 

Eurodeputeti Glucksmann, një mbrojtës i vendosur i Ukrainës, ka kritikuar ashpër ndryshimin rrënjësor të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në politikën e ShBA-ës për luftën.

 

Ai gjithashtu synoi shkurtimet e presidentit Tramp (Trump) në institucionet kërkimore të ShBA-ës, të cilat, tashmë kanë nxitur qeverinë franceze të nisë një iniciativë për të tërhequr disa prej tyre për të punuar në Francë.

 

Gjëja e dytë që do t'u themi amerikanëve është: Nëse doni të pushoni studiuesit tuaj më të mirë, nëse doni të pushoni të gjithë njerëzit që, përmes lirisë së tyre dhe ndjenjës së tyre të inovacionit, shijes së tyre për dyshim dhe kërkime, e kanë bërë vendin tuaj fuqinë kryesore botërore, atëherë ne do t'i mirëpresim ata”, shtoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page