EX-FUSION SYNON TË TRAJTOJË MBETURINAT HAPËSINORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 17, 2024
- 1 min read
Tokio, Japoni | Startup japonez EX-Fusion synon të trajtojë mbeturinat hapësinore, duke zhvilluar një sistem lazer me bazë tokësore.
Duke bashkëpunuar me kontraktorin australian EOS Space Systems, EX-Fusion planifikon të vendosë një lazer të fuqishëm në Observatorin Hapësinor EOS, pranë Kanberrës.
Faza fillestare e projektit përfshin përdorimin e teknologjisë lazer për të gjurmuar mbeturinat nën 4 inç, tradicionalisht sfiduese për tu synuar.
Në fazën e dytë, lazerët do të lëshohen me ndërprerje nga toka, për të ngadalësuar mbeturinat, duke bërë që ato të hyjnë në atmosferën e Tokës, dhe të digjen.
Ndryshe nga lazerët e shkallës së armëve, EX-Fusion përdor lazer të gjendjes së ngurtë të pompuar me diodë (DPSS), duke ofruar një alternativë me fuqi më të ulët, për heqjen e mbeturinave hapësinore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires