top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FABIO OKOA (OCHOA) VËLLAI MË I VOGËL I KLANIT OKOA I CILI THEMELOI KARTELIN E MEDELINIT ME NARKO-TRAFIKANTIN PABLO ESKOBAR (ESCOBAR) U KËTHYE NË KOLUMBI PAS 25 VITESH BURG | AI U DËBUA NGA SHBA-ës.

Uashington, Amerikë | 67-vjeçari Fabio Okoa (Ochoa), vëllai më i vogël i të ashtuquajturit Klani Okoa (Ochoa), i cili, themeloi kartelin e Medelinit (Medellín) me narko-trafikantin Pablo Eskobar (Escobar), kthehet sot në Kolumbi, pasi ka vuajtur një dënim 25-vjeçar për konspiracion kriminal për posedimin dhe importimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara të Bashkuara të Amerikës.


Kjo është konfirmuar nga zyra kolumbiane e emigracionit, duke saktësuar se z. Okoa (Ochoa) do të mbërrijë sot pasdite në Bogota, së bashku me të dëbuar të tjerë nga Shtetet e Bashkuara dhe se do të dorëzohet nga autoritetet amerikane drejt atyre kolumbiane.


Procedura e dëbimit u zhvillua në fshehtësinë më të rreptë dhe, vetëm në orët e fundit, ishte Departamenti amerikan i Shtetit që njoftoi autoritetet e Bogotas për mbërritjen e z. Okoa (Ochoa).


Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001, pasi u kap në vitrin 1999 në Kolumbi. New York Times, në vitet 1980, shkruante për të se ai mund të konsiderohej administratori i punëve të kartelit.


Në vitin 1987, revista Forbes e përfshiu atë në listën e njëzet njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej rreth tre miliardë dollarë, listë në të cilën ai qëndroi deri në vitin 1992.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page