FAIRPHONE | TELEFONI I LËVIZSHËM MË ETIK NË BOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 27, 2023
- 2 min read

Romë, Itali | “Nuk kam nevojë për telefonin më të mirë në botë, por për botën më të mirë për telefonin tim.” Me këto fjalë znj. Eva Gouwens, CEO e ndërmarrjes sociale Fairphone, prezantoi vite më parë telefonin e parë etik, dhe të qëndrueshëm në botë, i cili, përmirëson kushtet e njerëzve që e prodhojnë, dhe prodhohet me materiale të mira për planetin.
Ndryshe nga markat e tjera, Fairphone është, sipas krijuesve të tij, i vetmi smartphone i bërë nga materiale të qëndrueshme, duke përdorur metoda të prodhimit të tregtisë së drejtë, dhe që ka një program efektiv riciklimi, në fund të jetëgjatësisë së përdorimit të smartfonit.
Modelet Fairphone janë projektuar që të jenë afatgjatë, dhe lehtësisht të rinovueshëm, për të reduktuar mbetjet elektronike.
Veçanërisht, faqja e internetit e Fairphone liston të gjithë furnizuesit e lëndëve të para dhe komponentëve, dhe përshkruan çdo pikë, në zinxhirin e saj të prodhimit.
Holandezi Van Abel, themeluesi i Fairphone, baba i tre fëmijëve, fillimisht u përqendrua në gjetjen e një mënyre për të marrë në mënyrë etike koltanin, një mineral që është jetik për telefonat celularë, nxjerrja e të cilit në Republikën Demokratike të Kongos, nxit një nga konfliktet kryesore në botë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kështu z. Van Abel u angazhua për të ndërtuar një smartphone që përfshinte vlerat sociale dhe mjedisore, në të gjithë zinxhirin e prodhimit.
Fairphone mund të riparohet lehtësisht, dhe pjesët e këmbimit mund të porositen direkt nga kompania për të vazhduar vetë me riparimin.
Kompania gjithashtu shpërblen blerësit me rimbursim deri në 40 euro, nëse e dërgojnë telefonin e vjetër për riciklim.
Është e mundur të blini Fairphone në faqen e internetit të ndërmarrjes sociale në këtë adresë: https://www.fairphone.com/it/
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments