Bejrut, Liban | Gruaja dhe vajza e njërit prej kushërinjve të presidentit të rrëzuar sirian Bashar Assad u arrestuan dje në aeroportin e Bejrutit, ku po përpiqeshin të largoheshin me pasaporta të dyshuara false.
Këtë e thonë zyrtarët libanezë të sigurisë dhe drejtësisë, shkruajnë mediat arabe.
Xhaxhai i Asadit ishte larguar një ditë më parë.
Znj. Rasha Khazem, gruaja e Duraid Assad - djali i ish-zëvendëspresidentit sirian Rifaat Assad, xhaxhai i Bashar Assad - dhe vajza e tyre, Shams, kishin hyrë ilegalisht në Liban dhe po përpiqeshin të kapnin një fluturim për në Egjipt kur u arrestuan, sipas raporteve nga pesë zyrtarë libanezë të njohur me rastin.
Të dy u arrestuan nga Sigurimi i Përgjithshëm libanez.
“Z. Rifaat ishte larguar një ditë më parë me pasaportën e tij të vërtetë dhe nuk u ndalua”, thanë zyrtarët.
Prokurorët federalë zviceranë në mars paditën z. Rifaatin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për urdhërimin e vrasjeve dhe torturave më shumë se katër dekada më parë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments