FAQJA E INTERNETIT E HAMASIT ËSHTË VENDOSUR NË SERVERËT RUSË | QENDRAT E TË DHËNAVE NË MOSKË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 5, 2023
- 2 min read

Romë, Itali | Faqja zyrtare e lëvizjes islamike palestineze Hamas, para do kohësh, nuk ishte e aksesueshme nga Italia.
A është problem për shkak të shumë akseseve?
Një sulm kibernetik?
Disa gazetarë hulumtues (investigative) kontrolluan duke u nisur nga analiza e domenit Hamas.ps.
Kjo u regjistrua ligjërisht në 2011, me Autoritetin Kombëtar të Emërtimit të Internetit Palestinez (PNINA), duke marrë një seri informacionesh plotësisht publike, që çojnë në një vend tjetër në botë: Rusi.
Autoriteti Palestinez që menaxhon domenet .ps (PNINA), nëpërmjet shërbimit të tij Whois, ofron jo vetëm të dhënat në lidhje me përgjegjësit për regjistrimin, por edhe me katër serverat e emrave (ns1, ns2, ns3 dhe ns4).
Të katër pikat në domenin rus selectel.ru.
Përjekja për të identifikuar se në cilën IP është ridrejtuar domeni u krye me një ping të thjeshtë. Përsëri, kjo është një IP ruse: 195.2.85.157.
Nëpërmjet shërbimeve të ofruara nga Viewdns.info dhe Whois.domaintools.com, u konstatua se adresa IP i përket kompanisë ruse VDSINA-AS Hosting technology LTD. Domaintools konfirmon se domeni Hamas.ps tregon atë adresë specifike IP ruse.
VDSINA është një shërbim pritës me qendër në Moskë.
Dy qendrat e të dhënave të kompanisë ndodhen në Moskë ose afër kryeqytetit, siç raportohet në të njëjtin sajt në zonën e FAQ: “Qendra e të dhënave DataPro Moscow II ndodhet në Khimki”, ndërsa “Qendra e të dhënave DataPro Moscow III ndodhet në Moskë. rr. Ryabinovaya.”
Sajti është aktualisht i aksesueshëm nga Italia nëpërmjet shërbimeve dytësore, të tilla si ruajtja e ofruar nga Archive.is .
Ka të ngjarë që ata reduktuan qëllimisht trafikun nga jashtë, i cili, ndoshta u rrit pas akteve të fundit terroriste të kryera nga grupi, dhe konfliktit aktual me Izraelin.
Rrugët që të çojnë në vendndodhjen e Hamasit, dhe përmbajtja e tij, tregojnë për në Moskë.
Një zgjedhje që mund të jetë e dukshme, duke qenë se Hamasi tashmë konsiderohet se një organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Australia.
Por, jo nga Rusia, e cila, në fakt e pret brenda territorit të saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit




Comments