Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kreshnik (NIK) Farruku (Budlla).
Ai gjendej në fshatin Armathe të Manzës, në masën e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi”.
Arrestimi i tij u krye për llogari të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me qëllim ekstradimin e tij drejt autoriteteve italiane të gjykimit penal.
Ai dhe vëllai i tij Erneo Farruku janë të njohur për përfshirjen e tyre në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.
Ata ishin shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet italiane, të akuzuar si kryerës të veprave penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ata u vetëdorëzuan në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit më 7 janar të vitit 2025.
Më 7 janar të vitit 2025, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës shqiptoi ndaj tyre vendim gjyqësor me përmbajtjen e mëposhtëme:
1- Miratimin e arrestit të përkohshëm të shtetasit Shqiptar Kreshnik Farruku, i datëlindjes 1974, pasi Gjykata e Brescia (Breshias, red.), Itali me vendimin Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat “Organizat kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.
Në kundërshtim me masën e ashpër të gjykatës italiane, Gjykata e Durrësit shqiptoi masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e cila do të ekzekutohej në banesën e tij të ndodhur në fshatin Armathe, në Manëz.
Tashmë ndaj të arrestuarit Farruku do të shqiptohet një masë e re sigurimi vetjak (pritet ajo e arrestit në burg), me qëllim që të mos i lihet asnjë mundësi arratisjeje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments