top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FENTANILI VRET MIJËRA NJERËZ ÇDO VIT NË AMERIKË | A DO TË JETË EVROPA E ARDHMJA E TIJ?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 16, 2023
  • 5 min read

Nga gazeta Ekonomisti (The Economist).

Paris, Francë | Në skajin verior të Parisit, larg braserive dhe muzeumeve, shtrihet një përrallë paralajmëruese e asaj që ndodh kur njerëzimi fluturon lart.


Nën një mori kryqëzimesh autostradash pranë Porte de la Chapelle, dhjetëra të varur nga droga me sy të vdekur kalojnë pa qëllim nëpër një kamping të improvizuar me tenda dhe plehra.


Këtu nuk ka mbetur asnjë shpresë, vetëm erë e keqe e jashtëqitjes, dhe e dëshpërimit.


Në një vizitë të fundit, isha shumë i rezervuar për t'i pyetur shpirtrat e zgavruar që enden, se cili helm e kishte shkaktuar rënien e tyre; por, vendi njihet si la Colline du Crack, ose Kodra e Krakut (çarjes).


Punonjësit socialë vijnë e shkojnë; autoritetet mbyllin një sy.


Policia e ka zhvendosur kampin me kalimin e viteve, më mirë për të mbajtur larg shqetësimin e mjerimit njerëzor nga lagjet e bukura aty pranë.


Shumë qytete në Evropë kanë xhepa të tillë mjerimi.


Megjithatë, me gjithë dëmin që i shkaktohet shoqërisë nga droga që shënohet zakonisht në rrugët e Parisit, Berlinit apo Varshavës, asnjë nuk mund të krahasohet me shkatërrimet e fentanilit, një narkotik që ka shkatërruar pjesë të Amerikës.


Siç mund të dëshmojë çdo vizitor i fundit në qendër të Shën Françeskut (San Franciskos) në Amerikë, efektet e këtij opioidi sintetik, shumë më i fuqishëm edhe se heroina, nuk mund të kufizohen në zona të vogla në skajet e qytetit.


Drogat e ngjashme me fentanilin aktualisht vrasin rreth 70000 amerikanë në vit, më shumë se sa vdiqën në luftërat në Vietnam, Irak dhe Afganistan së bashku.


Në Evropë, ajo markë e mbeturinave nuk u hodh kurrë: jo më shumë se 200 njerëz mendohet se mbidozojnë çdo vit.


Kryesisht si rezultat i hendekut të fentanilit, Evropa ka më pak se një të dhjetën e vdekjeve nga droga se sa Amerika, pavarësisht nga popullsia e saj më e madhe.


Shkatërrimi që nuk ka ndodhur është një triumf i qetë politikbërës për Evropën. Por, qeveritë shqetësohen se kjo mund të mos jetë kështu për shumë kohë.


Shqetësimi po rritet se sulmi i fentanilit së shpejti mund të gjejë rrugën e tij përtej Atlantikut.


Pse fentanili e ka kursyer deri tani Evropën kur shkaktoi një shkatërrim të tillë në Amerikë?


Duke pasur parasysh origjinën e drogës - ajo u sintetizua në Belgjikë në vitin 1959, si një qetësues ligjor, kundër dhimbjeve - mund të pritej që të zbulohej fillimisht nga të droguarit atje.


Por iu desh kapitalizmit amerikan pa ndalim, për të ndihmuar në shndërrimin e tij në një fenomen.


Që nga vitet 1990 e tutje, mjekët atje përshkruanin qetësues me dëshirë, pa dashur, të nxitur nga firmat farmaceutike të paskrupullta.


Deri në vitin 2015, rreth 227 milionë receta për opioidet lëshoheshin çdo vit në Amerikë, afërsisht një për çdo të rritur.


Një grup pacientësh të lidhur me pilulat, shpejt zbuluan se ato ishin të disponueshme në mënyrë të paligjshme, kur mbaruan recetat. (Kartelet meksikane ishin të etur për të ndihmuar, shpesh duke përdorur kimikatet e nevojshme nga Kina.)


Evropa, në të kundërt, rezistoi gjerësisht, pjesërisht falë kujdesit mjekësor universal.


Ndryshe nga amerikanët, ata me sëmundje mund të merrnin procedurat që u nevojiteshin për të lehtësuar dhimbjen, në vend që t'i drejtoheshin ilaçeve kundër dhimbjeve, për një zgjidhje të shpejtë.


Varësia që ekzistonte mund të trajtohej me skemat e trajtimit të zëvendësimit të opioideve.


Mjerisht, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për ta mbajtur Evropën nga kthetrat vdekjeprurëse të fentanilit.


Autoritetet kanë dy shqetësime.


Njëra ka të bëjë me heroinën, me të cilën më së shpeshti janë të lidhur 1 milion përdorues të opioideve të paligjshëm në Evropë.


Pothuajse të gjitha gjërat e injektuara ose të gërhitura në Evropë rrjedhin nga lulëkuqet e rritura në Afganistan.


Talibanët, që nga kthimi në pushtet, kanë imponuar shkurtime të prodhimit prej ndoshta 95% këtë vit, gjë që pritet të kufizojë ndjeshëm disponueshmërinë e heroinës së lirë në Evropë, në vitin 2024.


Duke u përballur me mungesën e furnizimit, bandat e drogës pritet ose të përziejnë fentanil në atë pak heroinë që kanë, për t'i dhënë asaj fuqi shtesë, ose për të shitur drogën sintetike si një zëvendësim me shumicë.


Një mungesë e ngjashme heroine, pas goditjes së fundit të talebanëve, në fillim të viteve 2000, bëri që fentanili të zërë rrënjë në Estoni, deri tani e vetmja pjesë e Evropës, që është përballur me një shpërthim të qëndrueshëm të varësisë.


Kjo teori zëvendësuese po testohet tani në Ukrainë, ku furnizimi me heroinë është ndërprerë nga lufta, por, drogat sintetike mbeten relativisht të disponueshme.


Mungesa e heroinës mund të përkojë me një tepricë në dërgesat e paligjshme të fentanilit në Evropë.


Ndryshe nga kokaina ose heroina, të cilat, kërkojnë operacione të ndërlikuara prodhimi dhe kontrabande, droga është e lirë për t'u prodhuar dhe transportuar.


Europoli, krahu i zbatimit të ligjit i Bashkimit Europian, ka paralajmëruar se kartelet meksikane po bashkëpunojnë me rrjetet kriminale në Evropë, për të zgjeruar tregun e drogës, duke përfshirë fentanilin. (Problemet që Evropa ka aktualisht me opioidet sintetike, shkaktohen në masë të madhe nga pilulat e bëra ligjërisht, duke u keqpërdorur.)


Z. Entëni Blinken (Antony Blinken), sekretari amerikan i shtetit, ka paralajmëruar homologët e tij evropianë, se, ose ata tashmë kanë një problem me drogat e ngjashme me fentanilin, por nuk e dinë ende, ose së shpejti do të kenë një të tillë.


Kalimi nga një lloj opioidi te tjetri, mund të jetë i papritur dhe i pakthyeshëm në rastin e fentanilit, duke pasur parasysh marzhet e mëdha, që mund të bëjnë bandat prej tij: një kilogram i vetëm mund të gjenerojë mbi 1 milion dollarë fitime, shumë më tepër se drogat e tjera.


Disa faktorë që dikur mendohej se e kishin mbrojtur Evropën mund të rezultojnë të shpejtë: Kanadaja ka sisteme të kujdesit shëndetësor të financuar nga shteti për të rivalizuar çdo subjekt furnizues me fentanil, por, edhe ajo ka rënë pre e fentanilit.


Drogat funksionojnë, për fat të keq.

Evropianët kanë një avantazh të konsiderueshëm në luftën e tyre kundër fentanilit, thotë z. Keith Hamfreis (Keith Humphreys), një ekspert i varësisë në Universitetin e Stanfordit: ata kanë parë shkatërrimet që kanë shkaktuar opioidet në Amerikë, dhe e dinë se sa e rëndësishme është “të mbash xhindin në shishe”.


Autoritetet po monitorojnë ujërat e zeza për gjurmë të drogës, për të eliminuar çdo shpërthim.


Ajo që ndesh policia e vogël e fentanilit është subjekt i goditjeve të shpejta. Mjekët janë të kujdesshëm në dhënien e ilaçeve që shkaktojnë varësi pa nevojë. Trajtimi i varësisë nga fentanil kuptohet më mirë gjithashtu.


Evropa mund t'i lejojë vetes një këndim të vogël. Shteti i mirëqenies, i keqtrajtuar nga shumë në të djathtën politike, se i ka kthyer ekonomitë evropiane të ngadalta, rezulton të ketë edhe anë pozitive: ai luajti rolin e tij në kursimin e qytetarëve të tij, nga rezultatet më të këqija në jetë.


Vetëm disa kanë rënë mes të çarave, në Paris dhe më gjerë.


Por për t'u siguruar që kjo të mbetet kështu do të kërkojë vigjilencë dhe guxim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page