top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FERIZAJ: U ARRESTUA FESTIM RAMADANI | DYSHOHET SE VRAU ME ARMË ZJARRI SADRI SADRIUN.

Autori i dyshuar i krimit, z. Festim Ramadani.

Ferizaj, Kosovë | Një ngjarje e rëndë kriminale ngjau dje pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës.

 

Një person i moshuar është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie.

 

Ndërkohë janë botuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.

 

Krimi ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij.

 

Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së z. Sadri Sadriu jashtë lokalit ku po zhvillohej dasma.

 

I dyshuari si doras raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.

 

Autoritetet konfirmuan se viktima nuk ishte pjesë e dasmës që po zhvillohej.

 

Prokuroria ka kërkuar si masë paraprake lënien 48 orë në burg të të arrestuarit derisa të sqarohen detajet e ngjarjes.

 

Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

 

Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Viktima, z. Sadri Sadriu.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page