top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER: ARREST NË BURG PËR IRDI NASUFIN | DETYRIM PARAQITJE PËR ENEA KORRESHIN | AKUZOHEN SE DHUNUAN BARBARISHT SHURDH-MEMECIN FABJOL HYSI I CILI GJENDET NË SPITAL NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 2 min read

Fier, Shqipëri | Gjykata e Fierit shqiptoi masat e sigurimit vetajak ndaj:

1- Z. Irdi Nasufi, me moshë 20 vjeç (arrest në burg).

2- Z. Enea Korreshi, me moshë 17 vjeç (detyrim paraqitje).

 

Ata u akuzuan se dhunuan verbalisht dhe fizikisht barbarisht z. Fabjol Hysi (shurdh-memec).

 

Akti kriminal ngjau mbrëmjen e datës 20 marsit 2025 në qytetin e Lushnjes.

 

Të akuzuarit në Gjykatën e fierit pranuan faktin se kishin ushtruar dhunë verbale dhe fizike shtazarake ndaj z. Hysi duke deklaruar se ai i kishte sharë (ndërkohë që ai është shurdh memec).

 

Z. Hysi u sulmua pranë xhamisë së Lushnjes.

 

Dorasit e goditën me grushte dhe me gurë, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup.

 

Z. Hysi ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në shërbimin e Neurologjisë.

 

Mjekët deklaruan se është në gjendje stabël por nuk ka kaluar ende rrezikun për jetën.

 

Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat që i janë bërë në media të ndryshme se fshehu ngjarjen kriminale.

 

Njoftim | Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.03.2025, në qytetin e Lushnjës ku një 43-vjeçar është goditur me gur nga 2 shtetas, dhe pretendohet se policia ka fshehur ngjarjen, ju bëjmë me dije se:

 

Policia e Lushnjës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Fier, ka kryer të gjitha veprimet procedurale hetimore, ka reaguar dhe ndjekur në kohë ngjarjen dhe në asnjë moment nuk ka tentuar të favorizojë autorët apo të fshehë lajmin, por ka kryer të gjitha procedurat konform ligjit dhe e ka bërë ngjarjen publike në njoftimin e dhënë për shtyp dhe konkretisht:

 

Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Policisë menjëherë kanë reaguar duke bërë arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar, shtetasve I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç.

 

Pas veprimeve të kryera, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë njoftimin për shtyp më datë 21.03.2025 në përmbledhjen ditore, konkretisht, njoftimi për këtë lajm është dhënë si më poshtë:

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasit I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page