FIER-SEMAN; DIVJAKË | TË SHTËNA ME KARABINË: ZARIF KONJA SHTIU ME KARABINË NDAJ VËLLAIT TË TIJ SHPËTIM KONJËS || NUK KA VIKTIMA; AS TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 2 min read

Divjakë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Në Divjakë pati të shtëna me armë zjarri (në Fier-Seman), Njësia Administrative Gradishtë, Bashkia Divjakë.
Kumtohet se dy vëllezër u konfliktuam mes veti.
Vëllezërit Zarif Konja dhe Shpëtim Konja u konfliktuan fizikisht.
Në sherr e sipër z. Zarif Konja shtiu me armë, por, e shtëna nuk e ka prekur z. Shpëtim Konja.
Z. Zarif Konja tashmë është larguar në drejtim të paditur.
Autoritetet e hetimit penal sekuestruan një armë gjahu tip karabinë dhe katër gëzhoja.
Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.
Z. Shpëtim Konja u shoqërua në komisariat për intervistim.
Njoftim | Shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).
Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.
Është shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments