FIER: U ARRESTUA ALESIO XHELO | AKUZOHET SE KANOSI NJË PUNONJËS TË POLICISË SË SHTETIT TË REPARTIT FNSH (FORCAT E NDËRHYRJES SË SHPEJTË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 31
- 1 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Alesio Xhelo, me moshë 40 vjeç.
Ai akuzohet se kanosi një punonjës të Policisë së Shtetit të repartit FNSH (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë), i cili, ishte në shërbim, në mbikëqyrje të tij.
Njoftim | Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH-së, vihet në pranga 40-vjeçari Alesio Xhelo, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.
40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments