top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER: U ARRESTUA ALI CIMILI | NË KËRKIM POLICOR AFRIM CIMILI: AKUZOHEN SE U PËRPOQËN TË VRSININ ME ARMË ZJARRI SUZANA MËRNICËN DHE TË BIRIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 2 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ali Cimili, me moshë 66 vjeç.

 

Ai akuzohet se së bashku me të birin u përpoqën të vrisnin me armë zjarri nënë e bir ndërsa po qarkullonin me motomjet në Fier.

 

I biri, Afrim Cimili, është në kërkim policor.

 

Ata u identifikuan pas dëshmisë së të birit të znj. Suzana Mërnica, e cila, u lëndua si pasojë e rënies nga motomjeti.

 

Ngjarja kriminale ndodhi më prill të vitit 2025, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor “Fier-Seman”, në degën që lidh këtë aks rrugor me rrugën drejt fshatrave Sulaj dhe Hamil.

 

Kumtohet se mes familjeve Mërnica dhe Cimili ka ndodhur një konflikt pronësie 6 muaj më parë.

 

Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2025, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, babë e bir, të dy banues në këtë fshat, dëmtuan shtetasit H. M., 26 vjeç dhe S. M., 50 vjeçe, nënë e bir, të dy banues në fshatin Sulaj, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 66-vjeçari.

 

Nga këto veprime dyshohet se shtetasit A. C. dhe A. C., për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet 23-vjeçarit dhe 26-vjeçarit, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit H. M. dhe S. M..

 

Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar.

 

Më pas, 23-vjeçari ka goditur me automjetin me të cilin lëvizte, motomjetin, dhe është larguar nga vendngjarja, së bashku me babanë e tij.

 

Si pasojë e goditjes së motomjetit, janë dëmtuar shtetasit H. M. dhe S. M., të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe prova që do t’i shërbejnë hetimit për këtë ngjarje.

 

Gjithashtu, janë sekuestruar njëri prej automjeteve të përdorur prej autorëve dhe 3 celularë.

 

Vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtjeshme, për veprat penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page