top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER: U ARRESTUA MELISA HOXHALLARI | AKUZOHET SE SË BASHKU ME KLEMENT BEQAJN (ME TË CILIN KISHTE LIDHJE SENTIMENTALE) SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ BASHKËSHORTIT TË SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Znj. Melisa Hoxhallari, me moshë 29 vjeç.

 

Ajo ishte e shpallur në kërkim policor sepse i ishte shqiptuar një masë sigurimi “arrest në burg”, e akuzuar për shkelje penale të parashikuara si:

1- Plagosja e rëndë me dashje”.

2- Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

I shpallur në kërkim policor është edhe:

1- Z. Klement Beqaj, me të cilin, ka pasur lidhje të karakterit sentimental.

 

Z. Beqaj akuzohet se shtiu me armë zjarri ndaj bashkëshortit të znj. Melisa Hoxhallari.

 

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

 

Më datë 05.01.2025, në lagjen "Apollonia", dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page