![](https://static.wixstatic.com/media/9408e1_847a91d14c44419daf1e7590b757b32e~mv2.png/v1/fill/w_908,h_551,al_c,q_90,enc_auto/9408e1_847a91d14c44419daf1e7590b757b32e~mv2.png)
Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mevlud Hysa, me moshë 40 vjeç.
Ai akuzohet se në lagjen “16 Prilli” në Fier, ka sulmuar dhe grabitur me dhunë një qytetar teksa po ecte në rrugë duke i marrë rreth 100 mijë lekë të vjetra dhe sende vetjake.
Njoftim | Pak pas marrjes së telefonatës për vjedhjen me dhunë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur kërkimet për autorin.
Pas veprimeve të shpejta dhe profesionale, uniformat blu arritën ta identifikojnë dhe ta lokalizojnë autorin e dyshuar pas pak orësh.
Pas ndalimit të tij, policia ka sekuestruar çantën e grabitur, së bashku me paratë dhe sendet personale të 40-vjeçarit, duke i rikthyer ato pronarit.
Autori në pranga, vijojnë hetimet.
Shtetasi M. H., është vënë në pranga dhe ndaj tij materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të verifikuar nëse 30-vjeçari mund të jetë i përfshirë në ngjarje të ngjashme kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments