FIER: U KONTROLLUA BANESA E ARBEN ISUFIT (I NJOHUR EDHE SI “BEN QIMJA”) KU U GJET ARMË | AKUZOHET SE KANOSI GJYQTARIN VLADIMIR CJAPI (I CILI U MUAR NË MBROJTJE POLICORE SË BASHKU ME FAMILJEN E TIJ).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 20
- 2 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore dhe ato të posaçme të Policisë së Shtetit kryen kontroll fizik në banesën e z. Arben Isufi (i njohur si “Ben Qimja”).
Akti policor u ndërmuar pasi z. Isufi akuzohet se ka kanosur gjyqtarin Vladimir Cjapi, i cili, së bashku me familjen u morën në mbrojtje policore.
Njoftim | Fier/Veprime intensive hetimore dhe policore, mbi rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, të kallëzuar prej gjyqtarit, në Prokurorinë e Fierit, më datë 17.02.2025.
Kryhen kontrolle në ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim si autor i këtij rasti.
Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.
Në vijim të veprimeve, shoqërohen në ambientet e Policisë, disa shtetas (me lidhje me shtetasin e shpallur në kërkim).
Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Madh", i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025.
55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I..
Policia e Fierit informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fierit.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments