top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER: U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR AFRIM CIMILI DHE ALI CIMILI | AKUZOHEN SE PLAGOSËN ME ARMË ZJARRI SUZANA MËRNICËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 9
  • 1 min read

Updated: Apr 10

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Afrim Cimili.

2- Z. Ali Cimili.

 

Ata akuzohen se plagosën me armë zjarri znj. Suzana Mërnica.


Ngjarja kriminale ndodhi sot rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në Fier.

 

Njoftim | Fier/Informacion paraprak.

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

 

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

 

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

 

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page