Tiranë, Shqipëri | Çmimet botërore të banesave pritet të rriten në dy vitet që vijnë.
Prognoza lidhet me raportin e Fitch Rating, sipas të cilit shumica e shteteve të shënojnë rritje nga 2 deri në 15%. Nuk do të ngelet pas as Shqipëria në lidhje me rritjen e çmimeve.
Historiku i çmimit të apartamenteve tregon se rritja mesatare vjetore deri para vitit 2015 ka qenë rreth 6%, ndërsa pas vitit 2022, ajo ishte 17%.
Edhe tabelat zyrtare me çmimet e tregut në vitin 2024 tregojnë se çmimi mesatar për m2, në të gjitha qytetet kryesore u rrit nga 1000 lekë deri 10000 lekë. Në zona të ndryshme të kryeqytetit apo bregdetit, luhatja ka shkuar edhe përtej çmimit maksimal.
Lejet e dhëna për ndërtim, rrugët e reja dhe kërkesa për të blerë prona, janë arsye, që për agjencitë imobiliare do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për rritje të çmimeve.
Për ndërtuesit shtrenjtimi i çmimit të banesave lidhet me detyrimet që ata kanë për taksat, çmimet e referencave dhe kostot e materialeve e punëtorëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments