top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FITORJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 28, 2023
  • 2 min read

📜 Titulli: Fitorja.

👨‍🎨 Autori: René Magritte (1898-1967).

🕰 Viti: 1939.

🏛 Vendndodhja: E shitur në ankand në vitin 2003, (vaj në pëlhurë, 72.5 x 53.5cm).

Tiranë, Shqipëri | Fitorja është një nga interpretimet më interesante të Magritte për temën e derës.

Dera është një vend kalimi midis dy botëve, një prag midis asaj që është në këtë anë, dhe asaj që është përtej.

Dera është një prag, ashtu si sipërfaqja e një telajoje që qëndron mes nesh, dhe botës së krijuar nga artisti, e cila, hapet në mënyrë iluzore, në sipërfaqen dydimensionale të pikturës.

Magritte fut në pikturë një tjetër aspekt simbolik të realitetit, pikën e kryqëzimit midis qiellit dhe tokës, e cila, këtu bëhet pikërisht pika e kryqëzimit midis qiellit dhe detit.

Dera merr formë, materializohet, nga toka poshtë, dhe nga qielli lart. Doreza nga ana e saj, ka konsistencën e saj të pavarur, dhe projekton hijen e saj që provon të jetë reale.

Por po aq dera, kur hapet, lë një brazdë në rërë, dhe shtyp disa fije bari. Prandaj është një ent që është materializuar në të gjitha aspektet.

Reja, një nga elementët tipikë të pikturës së Magritte, kalon derën, që këtu duket se aludon për hapjen drejt një mënyre tjetër të shikimit të botës, në kërkim të misterit, dhe kuptimit të gjërave, që është një nga synimet kryesore të e gjithë veprave të Magritte.

Është interesante se si Federiko (Federico) Zeri, një historian i madh arti i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, përdori metaforën e derës, ose dritares, për të treguar qasjen në kuptimin e një vepre arti.

Për të kuptuar kuptimin dhe simbolikën e një pikture është e nevojshme të hapësh një derë, dhe të deshifrosh gjuhën me të cilën është krijuar.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page