top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FJALA E KRYEMINISTRIT IZRAELIT E MBAJTUR NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së MË 22 SHTATOR 2023.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 23, 2023
  • 11 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Më poshtë është teksti i plotë i fjalimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 22 shtator 2023, siç është publikuar nga Zyra e Kryeministrit. Zonja dhe zoterinj,

Mbi tre mijëvjeçarë më parë, udhëheqësi ynë i madh Moisiu, iu drejtua popullit të Izraelit, ndërsa ata ishin gati të hynin në Tokën e Premtuar.


Ai tha se aty do të gjenin dy male përballë njëri-tjetrit: malin Gerizim, vendi në të cilin do të shpallej një bekim i madh, dhe malin Ebal, vendi i një mallkimi të madh. Moisiu tha se fati i njerëzve do të përcaktohej nga zgjedhja që ata bënë midis bekimit dhe mallkimit.


E njëjta zgjedhje ka bërë jehonë në shekuj, jo vetëm për popullin e Izraelit, por për të gjithë njerëzimin.


Sot përballemi me një zgjedhje të tillë. Ajo do të përcaktojë nëse ne do të gëzojmë bekimet e një paqeje historike të prosperitetit dhe shpresës së pakufishme, apo do të vuajmë mallkimin e një lufte të tmerrshme, të terrorizmit dhe dëshpërimit.


Kur fola për herë të fundit në këtë podium pesë vjet më parë, paralajmërova për tiranët e Teheranit.


Ata nuk kanë qenë gjë tjetër veçse një mallkim. Një mallkim për popullin e tyre, për rajonin tonë, për mbarë botën. Por, në atë kohë fola edhe për një bekim të madh, që mund ta shihja në horizont.


Ja çfarë thashë. Citimi: “Kërcënimi i përbashkët i Iranit ka sjellë Izraelin dhe shumë shtete arabe më afër se kurrë më parë në një miqësi që nuk e kam parë në jetën time.


Unë thashë: “Së shpejti do të vinte dita kur Izraeli do të ishte në gjendje të zgjeronte paqen përtej Egjiptit dhe Jordanisë tek fqinjët e tjerë arabë.

Fundi i citatit.


Tani, në takime të panumërta me liderë botërorë, unë deklarova se Izraeli dhe shtetet arabe kishin shumë interesa të përbashkëta, dhe se besoja se këto shumë interesa të përbashkëta, mund të lehtësonin një përparim, për një paqe më të gjerë në rajonin tonë.


Ju duartrokisni tani, por në atë kohë, shumë e hodhën poshtë optimizmin tim si mendim të dëshiruar.


Pesimizmi i tyre bazohej në një çerek shekulli qëllimesh të mira dhe paqebërjes të dështuar.


Pse ishin këto qëllime të mira, pse gjithmonë hasnin në dështim?


Sepse ata bazoheshin në një ide të rreme, se nëse nuk lidhim fillimisht një marrëveshje paqeje me palestinezët, asnjë shtet tjetër arab nuk do të normalizonte marrëdhëniet e tij me Izraelin.


Unë kam kërkuar prej kohësh të bëj paqe me palestinezët.


Por, unë gjithashtu besoj se ne nuk duhet t'u japim palestinezëve të drejtën e vetos, për traktatet e reja të paqes me shtetet arabe.


Palestinezët mund të përfitojnë shumë nga një paqe më e gjerë. Ata duhet të jenë pjesë e procesit, por nuk duhet të kenë veto mbi procesin. Dhe gjithashtu, besoj, se bërja e paqes me më shumë shtete arabe, në fakt, do të rriste perspektivat për të bërë paqe midis Izraelit dhe palestinezëve.


Shihni, palestinezët janë vetëm 2% e botës arabe. Për sa kohë që ata besojnë se 98% tjetër do të mbeten në një gjendje lufte me Izraelin, ajo masë më e madhe, ajo botë më e madhe arabe, përfundimisht mund të mbytë, shpërbëjë, shkatërrojë shtetin hebre.


Pra, kur palestinezët shohin se shumica e botës arabe është pajtuar me shtetin hebre, edhe ata do të kenë më shumë gjasa të braktisin fantazinë e shkatërrimit të Izraelit, dhe më në fund, të përqafojnë një rrugë paqeje të vërtetë me të.


Për vite me radhë, qasja ime ndaj paqes u refuzua nga të ashtuquajturit ekspertë. Epo, ata e kishin gabim.


Sipas qasjes së tyre, ne nuk lidhëm një traktat të vetëm paqeje për një çerek shekulli.


Megjithatë, në vitin 2020, në bazë të qasjes që unë mbrojta, ne provuam diçka të ndryshme, dhe në pak kohë, arritëm një përparim të jashtëzakonshëm.


Ne arritëm katër traktate paqeje duke punuar me Shtetet e Bashkuara. Izraeli lidhi katër marrëveshje paqeje në katër muaj me katër shtete arabe: Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun.


Marrëveshjet e Abrahamit ishin një strumbullar i historisë.


Dhe sot, ne të gjithë i shohim bekimet e atyre marrëveshjeve.


Tregtia dhe investimet me partnerët tanë të rinj të paqes po lulëzojnë.


Kombet tona bashkëpunojnë në tregti, energji, ujë, bujqësi, mjekësi, klimë dhe shumë e shumë fusha të tjera.


Afro një milion izraelitë kanë vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe në tre vitet e fundit. Çdo ditë, izraelitët kursejnë kohë dhe para, duke bërë diçka që nuk mund ta bënin për 70 vjet. Ata fluturojnë mbi Gadishullin Arabik, drejt destinacioneve në Gji, Indi, Lindjen e Largët, Australi.


Marrëveshja e Abrahamit solli një tjetër ndryshim dramatik. Ajo i afroi arabët dhe hebrenjtë.


Ne e shohim atë në dasmat e shpeshta hebreje në Dubai, në përkushtimin e një rrotulle Tora në një sinagogë në Bahrein, në vizitorët që dynden në muzeun e judaizmit maroken në Kazablanka.


Ne e shohim atë në mësimet që u jepen studentëve arabë për Holokaustin në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Nuk ka dyshim, Marrëveshja e Abrahamit paralajmëroi agimin e një epoke të re paqeje.


Por unë besoj se jemi në majë të një përparimi edhe më dramatik: një paqe historike me Arabinë Saudite.


Një paqe e tillë do të shkojë shumë, për t'i dhënë fund konfliktit arabo-izraelit. Ajo do të inkurajojë shtetet e tjera arabe që të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.


Kjo do të rrisë perspektivat e paqes me palestinezët. Ai do të inkurajojë një pajtim më të gjerë midis Judaizmit dhe Islamit, midis Jeruzalemit dhe Mekës, midis pasardhësve të Isakut dhe pasardhësve të Ismaelit.


Të gjitha këto janë bekime të jashtëzakonshme.


Dy javë më parë, ne pamë një tjetër bekim tashmë në horizont. Në Konferencën e G20, Presidenti Baidn (Biden), Kryeministri Modi dhe liderët evropianë dhe arabë njoftuan planet për një korridor vizionar që do të shtrihet në të gjithë Gadishullin Arabik dhe Izraelin.


Ai do të lidhë Indinë me Evropën me lidhje detare, hekurudhore, tubacione energjie, kabllo me fibra optike.


Ky korridor do të anashkalojë pikat e mbytjes detare dhe do të ulë në mënyrë dramatike kostot e mallrave, komunikimit dhe energjisë për mbi dy miliardë njerëz.


Çfarë ndryshimi historik për vendin tim!


E shihni, Toka e Izraelit ndodhet në udhëkryqin midis Afrikës, Azisë dhe Evropës.


Dhe për shekuj me radhë, vendi im u pushtua vazhdimisht nga perandori, që kalonin nëpër të, në fushatat e tyre të plaçkitjes, dhe pushtimit gjetkë.


Por sot, ndërsa ne rrënojmë muret e armiqësisë, Izraeli mund të bëhet një urë paqeje, dhe prosperiteti, midis këtyre kontinenteve.


Paqja midis Izraelit dhe Arabisë Saudite do të krijojë vërtet një Lindje të Mesme të re.


Pra, kuptoni madhësinë e transformimit që ne kërkojmë të avancojmë. Më lejoni t'ju tregoj një hartë të Lindjes së Mesme në vitin 1948, viti kur u krijua Izraeli.


Këtu është Izraeli në vitin 1948. Është një vend i vogël, i izoluar, i rrethuar nga një botë armiqësore arabe.


Në 70 vitet e para ne bëmë paqe me Egjiptin dhe Jordaninë. Dhe më pas në vitin 2020, ne bëmë Marrëveshjet e Abrahamit, paqe me katër shtete të tjera arabe.


Tani shikoni se çfarë ndodh kur ne bëjmë paqe midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.


E gjithë Lindja e Mesme ndryshon. I shembim muret e armiqësisë. Ne sjellim mundësinë e paqes në të gjithë këtë rajon.


Por ne bëjmë diçka tjetër.


E dini, disa vite më parë qëndrova këtu me një shënues të kuq, për të treguar mallkimin, një mallkim të madh, mallkimin e një Irani bërthamor.


Por sot, unë e sjell këtë shënues për të treguar një bekim të madh. Bekimi i një Lindje të Mesme të re, mes Izraelit, Arabisë Saudite dhe fqinjëve tanë të tjerë.


Ne jo vetëm që do të rrëzojmë barrierat midis Izraelit dhe fqinjëve tanë. Ne do të ndërtojmë një korridor të ri paqeje, dhe prosperiteti, që lidh Azinë përmes Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Jordanisë, Izraelit dhe Evropës.


Ky është një ndryshim i jashtëzakonshëm, një ndryshim monumental, një tjetër strumbullar i historisë.


Ndërsa rrethi i paqes zgjerohet, unë besoj se më në fund mund të arrihet një rrugë e vërtetë drejt një paqeje të vërtetë me fqinjët tanë palestinezë.


Por ka një paralajmërim. Këtu duhet thënë me forcë. Paqja mund të arrihet vetëm nëse bazohet në të vërtetën. Nuk mund të bazohet në gënjeshtra. Nuk mund të bazohet në sharje të pafundme të popullit hebre.


Udhëheqësi palestinez Mahmoud Abbas duhet të ndalojë përhapjen e komploteve të tmerrshme antisemite kundër popullit hebre, dhe shtetit hebre. Kohët e fundit ai tha se Hitleri nuk ishte një antisemit. Ju nuk mund ta shpikni këtë. Por ai e bëri. Ai tha se.


Autoriteti Palestinez duhet të ndalojë së lavdëruari terroristët. Ata duhet të ndalojnë politikën e tij të kotë të pagesës për të vrarë, për t'u dhënë para terroristëve palestinezë për vrasjen e hebrenjve. E gjithë kjo është e egër. Duhet të ndalet që paqja të mbizotërojë.


Antisemitizmi duhet të refuzohet kudo që shfaqet, qoftë në të majtë apo në të djathtë, qoftë në sallat e universiteteve apo në sallat e Kombeve të Bashkuara.


Që të mbizotërojë paqja, palestinezët duhet të ndalojnë përhapjen e urrejtjes hebreje, dhe më në fund të pajtohen me shtetin hebre. Me këtë dua të them jo vetëm ekzistencën e shtetit hebre, por, edhe të drejtën e popullit hebre, për të pasur një shtet të tyrin, në atdheun e tyre historik, Tokën e Izraelit.


Dhe më lejoni t'ju them se populli i Izraelit dëshiron një paqe të vërtetë. Unë dëshiroj një paqe të tillë.


Si një ushtar i ri më shumë se gjysmë shekulli më parë, unë dhe shokët e mi në Forcat Speciale të Izraelit, u përballëm me rrezik vdekjeprurës, në shumë fronte, në shumë fusha beteje.


Nga ujërat e ngrohta të Kanalit të Suezit, në shpatet e ngrira të malit Hermon, nga brigjet e lumit Jordan, në asfaltin e aeroportit të Bejrutit.


Këto përvoja dhe përvoja të tjera më mësuan koston e luftës.


Pranë meje u vra një shok ushtar. Një tjetër vdiq në krahët e mi. Unë varrosa vëllain tim të madh.


Ata që kanë vuajtur personalisht mallkimin e luftës, mund ta vlerësojnë më së miri bekimin e paqes. Ka shumë pengesa në rrugën e paqes. Ka shumë pengesa në rrugën e jashtëzakonshme drejt paqes që sapo kam përshkruar.


Por unë jam i përkushtuar të bëj gjithçka që mundem për të kapërcyer ato pengesa, për të krijuar një të ardhme më të mirë për Izraelin, dhe të gjithë popujt në rajonin tonë.


Dy ditë më parë, unë diskutova këtë vizion të paqes me Presidentin Baidn (Biden). Ne ndajmë të njëjtin optimizëm për atë që mund të arrihet. Dhe unë e vlerësoj thellësisht angazhimin e tij, për të kapur këtë mundësi historike.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të domosdoshme në këtë përpjekje.


Ashtu siç arritëm Marrëveshjet e Abrahamit me udhëheqjen e Presidentit Tramp (Trump), besoj se mund të arrijmë paqen me Arabinë Saudite, me udhëheqjen e Presidentit Baidn (Biden).


Duke punuar së bashku me udhëheqjen e Princit të Kurorës Muhammed Bin Salman, ne mund të krijojmë një të ardhme me bekime të mëdha, për të gjithë popujt tanë. Tani e dini, zonja dhe zotërinj, ju e dini se ka një mizë në këtë vaj, sepse të jeni të sigurt, fanatikët që sundojnë Iranin do të bëjnë gjithçka që munden, për të penguar këtë paqe historike.


Irani vazhdon të shpenzojë miliarda për të armatosur përfaqësuesit e tij terroristë. Ai vazhdon të zgjerojë tentakulat e tij të terrorit në Lindjen e Mesme, Evropë, Azi, Amerikën e Jugut, madje edhe Amerikën e Veriut.


Madje ata tentuan të vrisnin edhe Sekretarin e Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Madje ata tentuan të vrisnin edhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Kjo ju tregon gjithçka që duhet të dini për qëllimet vrastare të Iranit, dhe natyrën vrastare të Iranit.


Irani vazhdon të kërcënojë korsitë ndërkombëtare të transportit detar, të mbajë peng shtetas të huaj për shpërblim, dhe të përfshihet në shantazh bërthamor.


Gjatë vitit të kaluar, vrasësit e tij, vrasës, kanë vrarë qindra, dhe kanë arrestuar mijëra qytetarë të guximshëm të Iranit.


Programi i dronëve dhe raketave të Iranit kërcënon Izraelin, dhe fqinjët tanë arabë. Dhe dronët e Iranit kanë sjellë dhe sjellin vdekje, dhe shkatërrim, për njerëzit e pafajshëm në Ukrainë.


Megjithatë, agresioni i regjimit përballet kryesisht nga indiferenca në komunitetin ndërkombëtar.


Tetë vjet më parë, fuqitë perëndimore premtuan se nëse Irani shkel marrëveshjen bërthamore, sanksionet do të hiqen.


Epo, Irani po shkel marrëveshjen. Por sanksionet nuk janë hequr.


Për të ndalur ambiciet e tij bërthamore, kjo politikë duhet të ndryshojë.


Sanksionet duhet të hiqen dhe mbi të gjitha, Irani duhet të përballet me një kërcënim të besueshëm ushtarak. (*Shënim: Zyra e z. Netanjahu (Netanyahut) sqaroi se ai foli gabim kur mbajti fjalimin e tij, duke iu referuar gabimisht një “kërcënimi të besueshëm bërthamor”).


Për sa kohë që unë jam kryeministër i Izraelit, do të bëj gjithçka në fuqinë time, për të penguar Iranin të marrë armë bërthamore.


Njëlloj, ne duhet të mbështesim gratë dhe burrat trima të Iranit, që e përçmojnë këtë regjim, dhe dëshirojnë lirinë, të cilët, kanë dalë me guxim në trotuaret e Teheranit, dhe qyteteve të tjera të Iranit, dhe përballen me vdekjen.


Është populli i Iranit, jo shtypësit e tij, ata që janë partnerët tanë të vërtetë, për një të ardhme më të mirë.


Zonja dhe zoterinj,

Nëse e ardhmja jonë do të jetë një bekim apo një mallkim, do të varet gjithashtu nga mënyra se si ne trajtojmë ndoshta zhvillimin më të rëndësishëm të kohës sonë, ngritjen e inteligjencës artificiale.


Revolucioni i Inteligjencës Artificiale (AI) po përparon me shpejtësi rrufeje. U deshën shekuj që njerëzimi të përshtatej me revolucionin bujqësor.


U deshën dekada për t'u përshtatur me revolucionin industrial.


Mund të kemi vetëm disa vite, për t'u përshtatur me revolucionin e Inteligjencës Artificiale (AI).


Rreziqet janë të mëdha dhe janë para nesh: përçarja e demokracisë, manipulimi i mendjeve, shkatërrimi i vendeve të punës, përhapja e krimit, dhe hakimi i të gjitha sistemeve që lehtësojnë jetën moderne.


Megjithatë, edhe më shqetësues, është shpërthimi i mundshëm i luftërave të drejtuara nga Inteligjenca Artificiale (AI), që mund të arrijnë një shkallë të paimagjinueshme.


Pas kësaj ndoshta duket një kërcënim edhe më i madh, dikur materiali i fantashkencës: se makinat autodidakte, mund të kontrollojnë përfundimisht njerëzit, në vend të anasjelltas.


Kombet kryesore të botës, sado konkurruese të jenë, duhet t'i trajtojnë këto rreziqe. Ne duhet ta bëjmë këtë shpejt, dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku. Ne duhet të sigurohemi që premtimi i një utopie të Inteligjencës Artificiale (AI), të mos kthehet në një distopi të Inteligjencës Artificiale (AI).


Kemi shumë për të fituar. Imagjinoni bekimet e thyerjes së fundit të kodit gjenetik, zgjatjes së jetës njerëzore me dekada, dhe reduktimit dramatik të dëmtimeve të plakjes.


Imagjinoni kujdesin shëndetësor të përshtatur për përbërjen gjenetike të secilit individ, dhe mjekësinë parashikuese, që parandalon sëmundjet shumë kohë përpara se ato të ndodhin.


Imagjinoni robotë që ndihmojnë për t'u kujdesur për të moshuarit.


Imagjinoni fundin e bllokimeve të trafikut me automjete vetë-drejtuese në tokë, nën tokë dhe në ajër.


Imagjinoni edukimin e personalizuar, që kultivon potencialin e plotë të çdo personi, gjatë gjithë jetës së tij.


Imagjinoni një botë me energji të pakufishme të pastër, dhe burime natyrore për të gjitha kombet.


Imagjinoni bujqësi precize, dhe fabrika të automatizuara, që prodhojnë ushqim dhe mallra me bollëk, që i jep fund urisë dhe mungesës.


E di që kjo tingëllon si një këngë e Xhan Lenonit (John Lennon), por gjithçka mund të ndodhë.


Imagjinoni që ne mund të arrijmë fundin e mungesës, diçka që i ka shpëtuar njerëzimit gjatë gjithë historisë.


Është e gjitha brenda mundësive tona. Dhe këtu është diçka tjetër brenda mundësive tona.


Me Inteligjencën Artificiale (AI) ne mund të eksplorojmë qiejt si kurrë më parë, dhe të zgjerojmë njerëzimin përtej planetit tonë blu.


Për mirë apo për keq, zhvillimet e Inteligjencës Artificiale (AI) do të drejtohen nga një pjesë e vogël e kombeve. Dhe vendi im, Izraeli, është tashmë në mesin e tyre.


Ashtu si revolucioni teknologjik i Izraelit i ofroi botës risi mahnitëse, jam i bindur se Inteligjenca Artificiale (AI) e zhvilluar nga Izraeli do të ndihmojë edhe një herë mbarë njerëzimin.


U bëj thirrje liderëve botërorë, që të bashkohen për të formuar ndryshimet e mëdha përpara nesh, por ta bëjnë këtë në një mënyrë të përgjegjshme dhe etike.


Qëllimi ynë duhet të jetë të sigurojmë që Inteligjenca Artificiale (AI) të sjellë më shumë liri dhe jo më pak, të parandalojë luftërat në vend që t'i fillojë ato, dhe të sigurojë që njerëzit të jetojnë jetë më të gjatë, më të shëndetshme, më produktive dhe paqësore. Është në dorën tonë.


Ndërsa shfrytëzojmë fuqitë e Inteligjencës Artificiale (AI), le të kujtojmë gjithmonë vlerën e pazëvendësueshme të intuitës, dhe mençurisë njerëzore.


Le të ruajmë dhe ruajmë aftësinë njerëzore për ndjeshmëri, të cilën, asnjë makinë nuk mund ta zëvendësojë.


Mijëra vjet më parë, Moisiu u paraqiti bijve të Izraelit një zgjedhje të përjetshme dhe universale: “Ja, unë po ju vë përpara sot një bekim dhe një mallkim.


Le të zgjedhim me mençuri midis mallkimit dhe bekimeve që qëndrojnë para nesh sot.


Le të shfrytëzojmë vendosmërinë dhe guximin tonë, për të ndalur mallkimin e një Irani bërthamor, dhe për të hequr dorë nga fanatizmi dhe agresioni i tij.


Le të sjellim bekimet e një Lindje të Mesme të re, që do t'i shndërrojë tokat dikur të mbushura me konflikte dhe kaos, në fusha prosperiteti dhe paqeje.


Dhe le të shmangim rreziqet e Inteligjencës Artificiale (AI) duke kombinuar forcat e inteligjencës njerëzore, dhe makinerive, për të sjellë në një të ardhme të shkëlqyer për botën tonë, në kohën tonë, dhe për të gjitha kohërat.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page