top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FJALA E MINISTRIT TË BRENDSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA PAS MBLEDHJES ME PREFEKTËT E QARQEVE | MBLEDHJA U MBAJT NË GJIROKASTËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 7
  • 1 min read

Gjirokastër, Shqipëri | Sot në vijim të takimeve që kemi periodikisht me Prefektët e Qarkut, kemi bërë një takim në Gjirokastër ku kemi biseduar për të gjitha masat e marra dhe koordinimin për përgatitjen dhe ngritjen e infrastrukturës për zgjedhjet e 11 majit.

 

Kemi diskutuar në detaje të gjitha përgjegjësitë që Prefektët e Qarqeve duhet të marrin në zbatim të ligjit si dhe Kodit Zgjedhor. Aktualisht janë hartuar të gjithë planet e masave.

 

Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me Bashkitë, Policinë e Shtetit do të jenë në gjendje për të ngritur infrastrukturën dhe planifikuar në mënyrë të rregullt zgjedhjet e 11 majit 2025.

 

Aktualisht kemi rreth 100 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar në platformën e KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

 

Pyetje: Një problematikë e këtyre ditëve ka qenë edhe vota e diasporës...?

 

Ministri Hoxha: Për sa i përket votës së diasporës, Qeveria Shqiptare🇦🇱 miratoi p/vendimin ditën e mërkurë, ku të gjithë shtetasve shqiptarë të cilëve u kishte përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.

 

Kjo vlefshmëri është zgjatur deri në datën 31 maj 2025.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Kommentarer

Bedømt til 0 ud af 5 stjerner.
Ingen bedømmelser endnu

Tilføj en rating
bottom of page