FJALIM HISTORIK I MBRETIT TË ALBIONIT TË VJETËR NË PARLAMENTIN ITALIAN | MBRETI KARL III BËRI HISTORI; U BË MONARKU I PARË BRITANIK QË IU DREJTUA TË DYJA DHOMAVE TË PARLAMENTIT ITALIAN NJËKOHËSISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 10
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Mbreti Karl (Charles) III i cili ndodhet në një vizitë zyrtare katër-ditore në Itali duke filluar nga e hëna (7.04.2025), i shoqëruar nga mbretëresha Kamila (Camilla), së fundi iu drejtua të dy dhomave të Parlamentit italian (Dhomës së Deputetëve dhe Senatit).
Monarku 76-vjeçar, i cili, prej një viti po lufton me kancerin, bëri histori, pasi është monarku i parë i Mbretërisë së Bashkuar që u drejtohet njëkohësisht dy dhomave të parlamentit italian.
Në fillim të fjalës së tij, britaniku gjakblu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ndërsa u shpreh se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej në periudhën e ardhshme.
Gjatë fjalës së tij foli edhe në italisht, duke emocionuar të pranishmit që e duartrokitën ngrohtësisht.
Më herët gjatë ditës, monarku britanik u takua me kryeministren Xhorxha (Giorgia) Meloni në ikonën “Villa Doria Pamphili” dhe më pas ndoqi një shfaqje të Othello të Shekspirit.
Paraditen e së mërkurës mbretëresha Kamila (Camilla) vizitoi shkollën “Alessandro Manzoni” në Romë, ku nxënësit e rinj e kanë pritur duke mbajtur në dorë flamuj të vegjël italianë dhe britanikë.
Mbrëmjen e së mërkurës në Romë u mbajt një pritje për nder të Mbretit dhe Mbretëreshës së Albionit të Vjetër, gjatë së cilës, çifti mbretëror britanik pati mundësinë të takohej me figurat kryesore italiane.
Udhëtimi zyrtar i mbretit dhe mbretëreshës në Itali përkon me 20 vjetorin e martesës së tyre.
Çifti u bashkua me jetën e tyre në një martesë civile në Windsor Town Hall më 9 prill të vitit 2005, pas një marrëdhënieje të trazuar që përfshinte shumë vite që kishte filluar në vitet e tyre të rinisë dhe vazhdoi pas martesës së mbretit Karl (Charles) III me të ndjerën Princeshën Diana.
Këmillë Parkër Baulls (Camilla Parker Bowles) ishte për një kohë të gjatë personi i tretë në martesën e trashëgimtarit të atëhershëm të fronit britanik me princeshën e dashur të popullit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Komentarze