top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FJALIMI I PARË PËR VITIN E RI NGA MBRETI FREDERIK I DANIMARKËS: BOTA ËSHTË E PAQËNDRUESHME PRANDAJ NE NUK MUND TA MARRIM LIRINË SI TË MIRËQENË.

Kopenhagë, Danimarkë | Jam pak i shqetësuar; a është e besueshme që dikush tjetër të mund të mbajë fjalimin e Vitit të Ri përveç Mbretëreshës Margareta (Margrethe)”, deklaroi monarku në hapje të fjalimit, duke iu referuar nënës së tij, e cila, njoftoi abdikimin e saj nga froni vit më parë.

 

Në Evropë, jo shumë larg nga këtu, populli ukrainas po lufton për lirinë e tij dhe tonën.

 

Lufta në Ukrainë na kujton se ne nuk mund ta marrim lirinë si të mirëqenë, madje as në kontinentin tonë.

 

Evropa duhet t'u përmbahet vlerave tona të përbashkëta.

 

Monarku nënvizoi gjithashtu se 75 vjet më parë Danimarka ishte një nga themeluesit e NATO-s dhe përshëndet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

 

Kjo e bën rajonin nordik dhe Evropën më të fortë. Konfliktet globale mund të zgjidhen vetëm nëse jemi të bashkuar ndërkombëtarisht”, nënvizoi ai.

 

Më pas, monarku foli për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës: “Pasuritë e natyrës janë huazuar. Askush nuk zotëron qiellin apo detin. Fati ynë është të kujdesemi për tokën tonë, sepse nesër është një ditë tjetër”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page