FJALËKALIMET MË TË DOBËT TË VITIT 2023.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 29, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Fjalëkalimet janë linja jonë e parë e mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, që mund t’i ekspozojnë informacionet tona personale dhe financiare, ndaj keqbërësve dhe hakerëve.
Nëse zgjidhni fjalëkalime të dobëta, ose të parashikueshme, ju thjesht po kërkoni probleme, dhe rrezikoni të humbni privatësinë dhe sigurinë tuaj, ndaj këtyre subjekteve kriminalë, që mund t’ju shkaktojnë dëme serioze.
Por cilat janë disa fjalëkalimet që duhet të shmangni?
NordPass ka dalë me listën e tij vjetore të 200 fjalëkalimeve më të zakonshme - por që ndoshta nuk duhet përdorur në të ardhmen: 123456, admin, 12345678, 123456789, 1234, 12345, password, 123, Aa123456, 1234567890, 111111, P@ssw0rd, abc123, Password1, test, guest, Welcome@123.
Këto fjalëkalime janë shumë të lehta për t’u gjetur, dhe mund të hakohen nga kriminelët kibernetikë sa hap e mbyll sytë.
Nëse jeni duke përdorur fjalëkalimet e mësipërme, është koha t’i ndryshoni ato sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments