FLAMUR SULA - BABAI I ILARIA SULËS QË U VRA NGA FILIPINEZI MARK ENTËNI (ANTONY) SAMSON - KËRKON DREJTËSI PËR TË BIJËN | SOT U KRYE CEREMONIA MORTORE E ILARISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 2 min read

Terni, Umbria, Itali | “Ilaria nuk e meritonte të përfundonte kështu. Tani duam drejtësi”, tha z. Flamur Sula, babai i znjsh. Ilaria Sula, e cila, u vra nga filipninezi Mark Entëni (Antony) Samson, me të cilën e ndjera kishte një raport sentimental.
Ai e vrau me thikë dhe pasi e futi në një valixhe e hodhi në një përrua.
Sot iu dha lamtumira e fundit. Varrimi i së ndjerës u zhvillua mesditën e sotme, në Terni, në Itali.
“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e znjsh. Ilaria Sula.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Yorumlar