FLORIDA: AKSIDENT AJROR | U RRËZUA NJË AVION I VOGËL CESSNA 310 PËRGJATË RRUGËS; ENDE NUK DIHET SA VIKTIMA KA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Florida, Amerikë | Një tjetër aksident ajror në Shtetet e Bashkuara.
Një avion i vogël u rrëzua mëngjesin e sotëm përgjatë një rruge të frekuentuar jashtë aeroportit në Boca Raton, një qytet me rreth 90000 banorë në Palm Beach County, Florida, duke u kthyer në një top zjarri.
Këtë e raportoi transmetuesi televiziv “CNN” duke cituar policinë.
Nuk dihet se sa persona kanë humbur jetën apo janë përfshirë në aksident.
Aeroplani ishte një Cessna 310, një avion i vogël me dy motorë, sipas të dhënave nga FlightRadar24.
Një burim i tha transmetuesit televizv “NBC News” se piloti kishte raportuar probleme me timonin para rrëzimit.
Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon mbeturina të shpërndara nëpër rrugë dhe shina treni
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar për të konfirmuar se një aksident avioni ndodhi brenda komunitetit tonë sot”, tha kryetari i bashkisë së Boca Raton Skat Singër (Scott Singer) në një deklaratë, sipas transmetuesit televiziv “CNN”.
“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje tragjike. Kërkojmë durim dhe respekt për familjet e përfshira ndërsa hetimi vazhdon”, tha ai.
Aksidenti vjen më pak se 24 orë pas tragjedisë në Jorkun e Ri, ku një helikopter u rrëzua në lumin Hudson, ku mbetën të vdekur 6 veta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare