top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FLORIDA HAPI HETIM PENAL NDAJ VËLLEZËRVE TEIT (TATE) TË AKUZUAR PËR PËRDHUNIM DHE TRAFIKIM NJERËZOR | PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) DHE KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) DISKUTUAN RASTIN E TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 5
  • 1 min read

Floridë, Amerikë | Florida ka njoftuar hapjen e një hetimi penal për vëllezërit Teit (Tate), të cilët, akuzohen për trafik njerëzish dhe përdhunim.

 

Ata mbërritën në Fort Lauderdale pak ditë më parë nga Rumania, ku kaluan dy vjet në arrest shtëpiak.

 

Ish-kikboksieri Endrju (Andrew), me moshë 38 vjeç dhe vëllai i tij Tristan, me moshë 36 vjeç, kanë shtetësi të dyfishtë amerikane dhe britanike dhe janë të njohur për publikun e gjerë dhe mediat ndërkombëtare për qëndrimet e tyre raciste dhe antifeministe.

 

Ata përballen me akuza të rënda penale për trafikim të fëmijëve dhe pastrim parash, si dhe shfrytëzim seksual të 23 grave.

 

Të dy vepronin përmes një organizate kriminale që ishte aktive midis Rumanisë dhe Britanisë në fillim të vitit 2021.

 

Të dy janë deklaruar gjithmonë të pafajshëm.

 

Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) diskutuan gjithashtu rastin në Zyrën Ovale, të enjten e kaluar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page