
Athinë, Greqi | Një njësi e re policore është duke u vendosur për të garantuar sigurinë në tranzitin publik të Athinës, duke u fokusuar në autobusë, hekurudhën periferike dhe metro.
Nisma, e cila, nisi si një program pilot në Athinën Perëndimore, përfshin 130 oficerë, me uniformë dhe rroba civile, që patrullojnë zonën.
Programi do të zgjerohet në të gjithë Atikën, duke u përqëndruar në zonat me shkallën më të lartë të aktivitetit kriminal dhe dëmtimit të automjeteve.
“Rezultatet e hershme janë inkurajuese”, tha zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Vassilis Ikonomu (Oikonomou).
“Pasagjerët dhe punëtorët janë përgjigjur pozitivisht, me shumë njerëz që ndihen më të sigurt me praninë e policisë, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë”.
Në qendrën e kontrollit të organizatës së transportit rrugor OSY në Petrou Ralli është ngritur një seli qendrore e policisë, duke siguruar reagime të shpejta ndaj incidenteve.
“Kjo do të përmirësojë koordinimin dhe do të reduktojë vonesat”, shtoi z. Ikonomu (Oikonomou).
Prezenca e policisë në transportin publik do të rritet në muajt në vijim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires