FRANCA NË TRONDITJE TË THELLË: U ARRESTUAN DY GJYSHËRIT NGA NËNA DHE DY DAJAT E EMILIT 2-VJEÇAR TË ZHDUKUR NË VITIN 2023 NË NJË FSHAT NË ALPET FRANCEZE | AKUZOHEN SE E VRANË DHE I FSHEHËN KUFOMËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 2 min read
Updated: Mar 27

Paris, Francë | Një kthesë dramatike e ngjarjeve në historinë e Emilit të vogël, një djali dyvjeçar e gjysmë që u zhduk në vitin 2023, në një fshat në Alpet Franceze dhe eshtrat e të cilit u gjetën disa muaj më vonë.
Një histori që deri tani ka mbetur e pazbardhur dhe që ka tronditur gjithë Francën.
Katër persona janë arrestuar nga hetuesit mëngjesin e sotëm, dy vjet pas ngjarjeve; gjyshërit e fëmijës dhe dy fëmijët e tyre, dajat e Emilit, të katër të dyshuar se kanë vrarë fëmijën dhe kanë fshehur trupin e tij.
Emili i vogël u zhduk në mënyrë misterioze më 8 korrik të vitit 2023, vetëm pasi mbërriti për pushimet verore me gjyshërit e tij nga nëna, në shtëpinë e tyre të dytë në strehën Haut-Vernet, në Alpet Franceze.
Me gjithë kërkimet disaditore, të ndihmuar nga banorët e zonës, nuk u gjet asnjë gjurmë e fëmijës në zonën shumë të paarritshme dhe të izoluar, në një lartësi prej 1200 metrash.
Për nëntë muaj hetimi penal nuk çoi në ndonjë rezultat konkret, pastaj në fund të muajit mars të vitit 2024 ndodhi zbulimi nga një grua që po ecte në male e një kafke dhe e dhëmbëve të fëmijës, pak më pak se dy kilometra larg strehimit, 25 minuta në këmbë për një të rritur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires