top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCA PLANIFIKON TË NDALOJË CIGARET ELEKTRONIKE NJËPËRDORIMSHE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 3, 2023
  • 1 min read

Paris, Francë | Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe, e thënë kjo sipas kryeministres franceze Elisabeth Borne, për radion RTL, të dielën. Është çështje e rëndësishme për shëndetin publik”, tha kryeministrja Borne, duke shtuar se Qeveria është duke hartuar programe kombëtare, për luftim të cigares, e cila, sipas saj, është përgjegjëse për 75000 vdekje brenda një viti në Francë. Sipas saj, pajisjet e ashtuquajtura “puff” mund të krijojnë shprehi te të rinjtë, të cilët, më vonë mund të krijojnë varësi nga cigarja. Megjithatë, ajo e ka përmendur se qeveria franceze nuk planifikon t’i rrisë taksat për cigaret vitin e ardhshëm, pas rritjes që bëri këtë vit. Presidenti francez, Emanuel Makron (Emmanul Macron) pati publikuar në vitin 2021 disa plane ambicioze për luftim të cigares dhe alkoolit, duke u zotuar për krijim të më shumë hapësirave publike ku nuk pihet cigarja, dhe që 20-vjeçarët që jetojnë në Francë më 2030, të mos jenë konsumues të cigares. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page