top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FRANCË | KALAJA BERTESH.

Paris, Francë | Është rezidenca e dikurshme e baronëve të La Roche-Bernard. Emrin e ka marrë nga “Bertesha”, një strukturë e jashtme, me pamje nga dera kryesore, e një kështjelle për të mbrojtur hyrjen.

Kalaja u ndërtua midis viteve 1430 dhe 1470 nga Xhan dë Laval (Jean de Laval), baroni i La Losh (Roche) Bernard-it.

Gjatë Luftërave të Fesë, kështjella ishte një vend i lartë i protestantizmit. Nga viti 1636 deri në vitin 1648, Karl dë Kambot (Charles de Cambout), kushëriri i kardinalit Rishilje (Richelieu), kreu riparime dhe zgjerime të kështjellës.

Në vitin 1793, kështjella u bë një pikë tubimi për mbretërorët, dhe u dogj nga gjenerali republikan Avril. Kalaja është e ndërtuar në një tarracë të ngritur, e rrethuar nga tre anët nga një hendek, në një fushë të gjerë prej 13 hektarësh.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page