Lion, Francë | Në Lion (Lyon), një kishë e parë kushtuar Virgjëreshës u ndërtua në Furvier (Fourvière), në vitin 1168.
Më 8 shtator 1643, këshilltarët bashkiakë dhe këshilltarët e kohës, u ngritën në Fourvière për t'i kërkuar Virgjëreshës Mari të mbronte qytetin nga murtaja që mbërriti nga jugu.
Në vitin 1850, autoritetet fetare nisën një konkurs për realizimin e një statuje, të parashikuar si një sinjal fetar, në majën e kodrës Furvier (Fourvière).
Inaugurimi i planifikuar fillimisht për 8 shtator 1852 u shty për në 8 dhjetor për shkak të një përmbytjeje nga Saône.
Më 8 dhjetor 1854, Papa Piu IX shpalli një dogmë duke e shpallur Virgjëreshën, “Nëna e Zotit”, e ruajtur nga mëkati origjinal (e panjollë).
Çdo vit tani, më 8 dhjetor, qytetarët e Lionit vendosin dritëza në dritaret e tyre, dhe udhëtojnë në rrugët e qytetit, për të admiruar instalimet e jashtëzakonshme të dritave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telgrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentáře