Bogota, Kolumbi | Organizatori i vrasjes së prokurorit paraguaian Marselo (Marcelo) Pecci - i qëlluar për vdekje në plazhin e Kartagjenës ndërsa ishte me gruan e tij në muajin e mjaltit në vitin 2022 - u vra gjatë një debati në burgun kolumbian të La Picota, në Bogota.
Z. Fransisko Luis Korrea Galeano (Francisco Luis Correa Galeano) u godit me thikë në dritën e parë të agimit nga një tjetër i burgosur në qelinë e burgut ku ai vuante një dënim me gjashtë vjet e gjysmë burg, të marrë në fundin e gjyqit të përfunduar majin e kaluar.
Trupi i tij u gjet në mëngjes nga policia e burgut i shtrirë në një pellg gjaku.
I njohur si organizatori i pritës kundër magjistratit paraguaian në vijën e parë në luftën kundër krimit të organizuar, z. Correa kishte marrë një ulje të konsiderueshme të dënimit në këmbim të rrëfimit të tij, bashkëpunimit me sistemin e drejtësisë dhe angazhimit për të shlyer viktimat.
Falë dëshmisë së tij, drejtësia ishte në gjendje të gjurmonte shtatë personat e tjerë përgjegjës për atentatin në Kolumbi, El Salvador dhe Venezuelë.
Nxitësit dhe financuesit e vrasjes, vëllezërit Ramón dhe Andrés Pérez Hoyos, u dënuan me nga 25 vjet heqje lire.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments