top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BABALLOQ; DEÇAN | BESLIM BEQIRAJ DHE LUMTURIM BEQIRAJ U VENDOSËN NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR KEQPËRDORIM TË LEJËS SË ARMËS SË ZJARRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Fshati Baballoq, Deçan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë referuan për hetime penale paraprake:

1- Z. Beslim Beqiraj.

2- Z. Lumturim Beqiraj.

 

Gjatë kontrollit në banesë atyre iu janë gjetur një armë zjarri “Tanfoglio” + municion luftarak.

 

Hetimet penale paraprake kanë nxjerrë në pah se arma ishte në zotërimin e z. Lumturim Beqiraj, i cili, e kishte me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Dyshohet se ai e ka keqpërdorur lejen e armës së zjarrit, duke ia dhënë armën për përdorim subjektit tjetër në kundërshtim të plotë me kushtet ligjore për mbajtjen dhe zotërimin e armëve të zjarrit të pajisura me leje shtetërore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page