FSHATI BABALLOQ; DEÇAN | ZEJNIJE ELEZAJ MBETI E VDEKUR NË NJË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; I PLAGOSUR MBETI MIC ELEZAJ; NJË NGA DREJTUESIT E AUTOMJETEVE TË PËRFSHIRA NË AKSIDENT ISHTE LEONDRIT LOKAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Fshati Baballoq, Deçan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Znj. Zejnije Elezaj mbeti e vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik.
I plagosur mbeti:
1- Z. Mic Elezaj.
Një nga drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në aksident ishte:
1- Z. Leondrit Lokaj.
Njoftim | “Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments