top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BERIVOJCË; RESTORANTI “JONI RANCH”; KAMENICË | U ARRESTUA NERON BERISHA: AKUZOHET SE SË BASHKU ME LEORENT PIREVËN DHUNUAN FIZIKISHT NJË PUNËMARRËS TË CILIT I SHKAKTUAN LËNDIME TË RËNDA TRUPORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Fshati Berivojcë, Restoranti “Joni Ranch”, Kamenicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Neron Berisha.

 

Ai akuzohet se më 15 prill në restorantin e emërtuar “Joni Ranch”, në fshatin Berivojcë, i ndihmuar edhe nga z. Leorent Pireva ka dhunuar fizikisht një qytetar (punëmarrës) për motive të dobta.

 

Viktima e aktit kriminal pësoi lëndime fizike dhe u transportua për mjekim në Qendrën Emergjente në Gjilan.

 

Ndaj z. Berisha kanë filluar hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Lëndim i rëndë trupor”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page