top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI DAJÇ: NË BANESËN E NJË EMIGRANTI POLICIA E SHTETIT GJETI 2 ARMË ZJARRI TË GJATA (KRAHU) + MUNICION LUFTARAK | DYSHOHET SE I PËRKASIN MIKELIAN TOMËS I CILI U ARRESTUA PARDJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 29
  • 2 min read

Fshati Dajç, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vdnore të Policisë së Shtetit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Dy (2) armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat, dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante z. Mikelian Toma (tashmë i arrestuar) në banesën e një qytetari i cili banon në Itali.

 

Z. Mikelian Toma u arrestua së bashku me z. David Simoni më 27 mars të vitit 2025, ku ata u pikasën nga strukturat e Policisë së Shtetit në lagjen “Ndoc Mazi”, ndërsa ishin duke qarkulluar me një një motomjet.

 

Z. Toma, i cili, drejtonte motomjetin (z. David Simoni ishte pasagjer) nuk iu bindën urdhrit të patrullës policore dhe u larguan por ndaj tyre u u shtrua ndjekje ç’ka solli edhe arrestimin e tyre.

 

Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë.

 

U kryen kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku u gjet një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi lënde narkotike (kokainë).

 

Njoftim | Shkodër/Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve M. T., dhe D. S., të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.

 

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi M.T, kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).

 

Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar M.T.

 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page