top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI FIKAS; MULLET; TIRANË | POLICIA E SHTETIT GJETI MOTOMJETIN QË DYSHOHET SE U PËRDOR NË SULMIN E ARMATOSUR NË LUNDËR NDAJ AUTOMJETIT ME TARGË AB 002 MD.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 3 min read
Motomjeti që dyshohet se u përdor në sulmin e armatosur ndaj automjetit me targë AB 002 MD.
Motomjeti që dyshohet se u përdor në sulmin e armatosur ndaj automjetit me targë AB 002 MD.

Fshati Fikas, Mullet, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën dhe sekuestruan një motomjet të djegur në fshatin Fikas.

Ai dyshohet se u përdor në sulmin kriminal në fshatin Lundër, ku mbetën të plagosur katër veta (mbrëmjen e së enjtes në datën 17.04.2025).

Njoftim | Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Automjeti ku udhëtonin subjektet ndaj të cilëve u shti me armë zjarri.

Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇

Fshati Lundër, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se disa veta mbetën të plagosur me armë zjarri.

Ata janë:

1- Z. Arec Stafa, me moshë 34 vjeç.

2- Z. Kjan Mullai, me moshë 19 vjeç.

3- Z. Marko Demiraj, me moshë 17 vjeç.

4- I mituri Dior Demiraj, me moshë 11 vjeç.

Njëri prej të plagosurve është i biri i pronarit të shoqërisë së sigurimit fizik (polici private) “Pelikani Security”, Vesel Demiraj.

Autoritetet e hetimit penal gjetën një automjet të djegur që mban targën AA 040 YV.

Njoftim | Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page