FSHATI GORANXI; GJIROKASTËR | U ARRESTUA VANGJEL RIKA | TREGTAR DROGËRASH ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 2 min read

Fshati Goranxi, Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vangjel Rika, me moshë 42 vjeç.
Ai akuzohet si tregtar pakice drogërash.
Njoftim | Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “The remaining”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, në doza.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kokaine, në zona të ndryshme të qytetit.
Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe automjeti që përdorte i arrestuari, për këtë veprimtari kriminale.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, ka siguruar informacion për një rast të shitjes së dozave të kokainës, në qytet.
Për goditjen e këtij rasti, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “The remaining”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: V. R., 42 vjeç, banues në fshatin Goranxi, Dropull, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. R. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários